Rikthehet retorika e njohur, Mickoski mesazhe BDI-së dhe Ali Ahmetit

Picture of ina-online
ina-online

30/04/2024

Zgjedhjet parlamentare të 8 majit po afrohen, retorika e partive politike maqedonase she shqiptare po ashpërsohet, përcjell TV21.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Gjorçe Petrovi në Shkup dërgoi disa porosi në drejtim të Ali Ahmetit dhe BDI-së, shkruan TV21. Mickoski thotë se ka pasur dy dëshira-ambicie në jetë, të cilat i ka realizuar, ndërsa thotë se e treta dëshirë është që, siç thotë ai, ta “çlirojë Maqedoninë nga Ali Ahmeti”.

“Dua që këtu nga Gjoçja të dërgoj edhe një porosi te Ali Ahmeti. Saktë e di Ali se çfarë bën me bashkëpunëtorët e tu dhe me një grup të banditëve nga lagja Butel e Shkupit, që mblidhen në një banesë në Fushë Topanë, të armatosur deri në dhëmb. Saktë e di se kush i kontrollon, bashkëpunëtori yt, i njëjti që kënaqej në apartamentin presidencial në një hotel luksoz në Stamboll para disa viteve. Saktë e dimë se çfarë bëni dhe saktë e di se çfarë po mundoheni të bëni në ditët në vijim. Por dua të dërgoj një mesazh, në jetën time kam pasur dy ambicie dhe dëshira, njëra ishte që të kem familje, dhe falë Zotit, Zoti më dha dy fëmijë, Jovanin dhe Antonin. E dyta ishte që të bëhesha profesor i rregullt në universitet, dhe u bëra. E punoj punën më të bukur në botë, arsimoj njerëz të rinj. Jeta kërkoi që ta udhëheq organizatën më të madhe historike në Ballkan, kjo është organizata e brendshme revolucionare maqedonase. Dhe e di Ali se çfarëdo që bëj në jetën time, e bëj që mos ta turpëroj familjen time, popullin tim, qytetarët e Maqedonisë dhe më pas edhe atdheun tim Maqedoninë, sepse unë nuk kam atdhe tjetër, është Maqedonia. Njëkohësisht Ali, dua që ta dish që as atyre banditëve nuk iu frikësohemi, as ata nuk mund të na frikësojnë, por sido që të përfundojë e gjithë kjo, çfarëdo që të ndodhë. Dëshira ime e re është që ta çliroj Maqedoninë nga ti dhe kriminelët rreth teje, do të ndodhë dhe e di që Jovani dhe Antoni do të jenë krenar çfarëdo që të bëjë babai i tyre”, deklaroi Mickoski./tv21.tv

TË FUNDIT
3 minuta
Mëgimtarët e fshatit Çerkez, shembull se si duhet atdheu
33 minuta
Taravari: Përshëndetje nga Shkupi...
37 minuta
Micotakis me kërcënim të ri: Do t’ju bllokojmë për në BE! Mickoski: Në vend të urimeve, morëm muskuj politik!
43 minuta
Gjyshi e denoncon nipin e mitur në polici, thotë se e sulmoi fizikisht!
52 minuta
Fronti Europian: Presione skandaloze të hapura politike mbi Gjykatën Administrative nga humbësit e zgjedhjeve

ME TE LEXUARA

19 orë
Toshkovski: Opinioni do të sheh raste interesante në të ardhmen!
1 ditë
U raportua se nga LSDM po kalon tek VLEN, Bytyqi del me një sqarim
6 orë
Gjendet një granatë e pa shpërthyer që nga Lufta e Parë Botërore
1 ditë
Nisin takimet e grupeve të punës VMRO-VLEN, Azir Aliu: Do flasim për metodologjinë e punës, për resorët…
3 minuta
Mëgimtarët e fshatit Çerkez, shembull se si duhet atdheu

LEXO MË SHUMË

mergimtaret

Mëgimtarët e fshatit Çerkez, shembull se si duhet atdheu

TARAVARI

Taravari: Përshëndetje nga Shkupi…

MISKOSKI MITSOTAKIS

Micotakis me kërcënim të ri: Do t’ju bllokojmë për në BE! Mickoski: Në vend të urimeve, morëm muskuj politik!

policia-714x420

Gjyshi e denoncon nipin e mitur në polici, thotë se e sulmoi fizikisht!

fronti evropian

Fronti Europian: Presione skandaloze të hapura politike mbi Gjykatën Administrative nga humbësit e zgjedhjeve

merko ramiz

Prokuroria ka ngritur dy aktakuza përfshirë edhe ndaj Ramiz Merkos, për emërimin e drejtorëve të shkollave në Strugë

arben taravari

Taravari: Deri të premten pritet të arrihet marrëveshja finale për formimin e Qeverisë

hristijan mickoski

Këshilli Gjyqësor me reagim për Mickoskin: Çdo ndërhyrje në pushtetin e gjyqësorit paraqet rrezik

rexhail ramadani

Ramadani: Kreu i BDI-së duan anarki, duan pozita dhe poste për të vjedhur

INFO

NA NDIQ