VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

Picture of Ina Online
Ina Online

05/10/2025

Koalicioni me shirit ngjitës Taravari, Sela dhe Ahmeti janë në panik. E dinë që shqiptarët po u kthejnë shpinën, prandaj kanë zgjedhur rrugën e vetme që dinë, mashtrimin.

Thonë gjëra që as vetë nuk u besojnë, sepse janë politikanë të konsumuar, të skanduar dhe të pashpresë aq sa edhe njerëzit më të afërt i shohin si barrë.

Sa herë shqiptarët mendojnë se Ali Ahmeti ka nxjerrë ndonjë mësim nga leksioni që ia dha SHBA me futjen e hijes së tij, Artan Grubit, në listat e zeza për korrupsion dhe hajni, ai del sërish me “ide të re” dhe kërkon “skaner për politikanët”, ndërsa “skaneri” i tij është vetë Artan non grata!

Por nëse u bëjmë “skaner morali” këtij koalicioni me shirit ngjitës, rezultatet janë tronditëse:

Taravari për Aliun: “i sëmurë psiqik”, “më mirë me dreqin se me BDI”.

Ziadin Sela për Aliun: “kriminel”, “më 27 prill ka tentuar të më bëjë atentat”.

Ali Ahmeti për ta: “hora”.

Ja kjo është “besëlidhja” që duan t’ua shesin shqiptarëve, një bashkim sharjesh, urrejtjesh dhe interesash personale. Një koalicion i mbajtur bashkë jo nga parimet, por me shirit ngjitës.

E nëse i bëhet “skaner” për hajni, Ali Ahmeti dhe familjarët e tij do të hynin në Librin e Guinness-it si rekordmenë të plaçkitjes dhe pasurimit mbi kurrizin e shqiptarëve.

TË FUNDIT

Ali Ahmeti dhe emocionet që fshihen në male

Nata e fundit e “Skupifestival”, shpallen fituesit

Albioni nga Shqipëria dhe Gresa nga Kosova triumfojnë në Maratonën e Shkupit!

Pse i urrej partitë politike, iu thënshin shqiptare?!

VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

Çitaku: Shpejt do të kemi zgjedhje të reja – Kurti s’do të jetë më kryeministër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË