Mbi gjysëm shekulli në Amerikë / Familja Rexhepi kthehet në Çegran për ti shkolluar fëmijët në vendlindje

INA
INA

01/12/2023

Stërgjyshi i shkuar para gjysëm shekulli në Amerikë, babai i lindur atje, por Amena, Alori dhe Nida kthehen në Çegran për të vazhduar shkollimin.

Bashkë me ata është kthyer edhe më i vogli Aroni vetëm dy vjeç, i cili poashtu do ta ndjek shkollën në vendlindjen e të parëve, raporton përmes një kronike TV Globi.

Është java e parë që kanë një shkollë të re, ndërsa dorë për dore me gjyshin Sinan Zylbehari duken shumë të lumtur derisa afrohen drejt godinës së shkollës “Përparimi” në Çegran. Rrugës ata përshëndetën nga dhjetra fëmijë të tjerë, gjë e cila dëshmon se janë adaptuar mjaftë mirë për kohë të shkurtër. Alorin 8 vjeç dhe Nidën 5 vjeçe, deri te klasa i përcollëm ne. Gjatë bisedës derisa afrohemi te klasat e tyre, kupton se largimin nga Amerika thuajse nuk e kanë ndjerë, kjo pasi mësimdhënësit dhe shoqëria e re i kanë mirëpritur mjaftë mirë.

“Këtu më duket mirë, këtu më duket më mirë se në Amerikë. Kam shokë e shoqe dhe mësuesit më duken të mirë. Baba na solli, jo babi, por gjyshi. Ai na tha do shkojmë në Maqedoni dhe këtu do ndjekim shkollën”, tha Alori 8 vjeç.

“Quhem Nida dhe kam 5 vjet. Këtu është mirë dhe kam plotë shokë dhe shoqe”, tha Nida.

Motrën e tyre më të madhe, Amenën 11 vjeçare nuk e takuam pasi ishte në ndërrim tjetër, ndërkohë që gjyshi nga nëna, këngëtari Sinan Zylbehari mes shumë emocionesh ndjehet krenarë që vajza dhe dhëndri i tij kanë marrë vendimin për ti kthyer fëmijët në vendlindje. Rrëfen se ky gjest është amanet nga Haxhi Sulejman Rexhepi, i pari nga kjo familje që ka migruar në Amerikë.

“Jam mik me familjen Rexhepi dhe ndjejë kënaqësi të jashtëzakonshme nga që këto janë raste të rralla por diçka e çmuar. Flas në emër të familjes Rexhepi dhe kjo është një amanet i lënë nga tashmë i ndjeri Haxhi Sulejman Rexhepi, i cili i pari ka mërguar në SHBA së bashku me familjen e tij. Alorit i bie haxhi Sulejmanin ta ketë stërgjysh, i cili ua lenë amanet djemve Samiut, Zediut dhe Afetit që fëmijët ti shkollojnë në vendlindje, dhe amaneti tash trashëgohet nga nipërit e haxhi Sulejmanit, pra këta janë stërnipërit e tij. Është një kënaqësi e veçantë dhe një gjest i madh patriotik nga ai njeri nga që të kthehesh në vendlindje është një vlerë shumë e madhe, një gjest që nuk ka çmim”, deklaron Sinan Zylbehari.

Zylbehari uron dhe bën thirrje që shembullin e familjes Rexhepi familjes Rexhepi ta ndjekin edhe familje tjera të cilat kanë migruar.

“Pasi tash shohim që shkolla mbyllen, shpresojmë që gjestin e kësaj familje do ta ndjekin edhe familje tjera gjë e cila bën të ndjehemi me shpresë që në të ardhmen do të kthehen edhe shumë të tjerë në vendlindje”, deklaron Sinan Zylbehari.

Sipas Zylbeharit, fëmijët janë ndjerë mirë që nga dita e parë kur janë rikthyer në Çegran.

“Këta fëmijë atje kanë kryer, Amena pesë klasë, këtu është e gjashta, Alori tre klasë atje kurse këtu është e katërta dhe Nida është klasa e parë. Këta fëmijë të ndjehen mirë, pasi të mëdhenjtë dinë ta përballojnë, por derisa ata ndjehen mirë dhe kanë bërë shokë e shoqe nga klasa e parë, atëherë është kënaqësi”, deklaron Sinan Zylbehari.

Arben Iseini, drejtor i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran, rikthimin e familjes Rexhepi e cilëson sakrificë dhe gjest pozitiv në këtë kohë kur shumica dëshirojnë ta braktisin vendlindjen.

“Vërtet ndjehemi të lumtur kur paraqiten raste të tilla. I urojë mirëseardhej familjes mbi një vendim sakrifikues mbi këtë gjest që ata janë duke bërë. Sigurisht që është sakrificë të largohesh prej Amerike dhe të kthehesh në Çegran, dhe kjo ka vetëm një arsye për të ruajtur vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare që kemi si popull. Ne si shkollë e përshëndesim këtë gjest dhe urojmë që kjo të përsëritet me familje treja që do marrin vendim për tu kthyer, pasi kemi një gjendje kur nuk është mirë kur sheh se njerëz na largohen nga vendlindja, por normalisht që ata kanë arsyet e veta që largohen. Mund të them vetëm një fjalë se ardhmëria e fëmijëve është në vendlindje dhe ne si shqiptarë nëse duma të ruajm e kultivojmë traditat tona, duhet të sakrifikojmë dhe të jetojmë këtu”, deklaron Arben Iseini, drejtor i shkollës “Përparmi” – Çegran.

Si rasti i familjes Rexhepi ka edhe katër familje tjera thotë drejtori Iseini, të cilët janë kthyer nga Zvicra dhe Gjermania, me çka edhe fëmijët e tyre vijojnë ta ndjekin mësimin në Çegran./TV Globi

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar-osmani-arben-taraavari

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

malte

Dy punëtorë shqiptarë në Maltë bien nga kati i tretë, si pasojë shembet çatia

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

UT Universiteti tetoves

UT me 13 fakultete dhe 98 programe studimore

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

INFO

NA NDIQ