Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

Picture of INA
INA

26/04/2024

Pas euforisë së fitores më 24 prill, VMRO-DPMNE ju rikthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të presidencialeve, por edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoskit, diferenca prej 180 000 votash, është tregues se populli është zgjuar në këmbë dhe populli është ngritur kundër kësaj qeverie. Mickoski nga tubimi në Kërçovë, u shpreh se dallimi pas ditës së zgjedhjeve është cunami që po rritet dhe vala e ndryshimit do ta mposhtë këtë qeveri.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Ata që rrahën gjoksin se do të fshiheshim pas ditës së zgjedhjeve, sot nuk i shoh. Fshehurazi po bëjnë skenarë për bojkot, po qëndrojnë para dere në Reçicë të Vogël për t’u lutur për vota, siç i lusnin për tenderë. Por, populli është më i fortë se ata qindra njerëz të BDI-së që menaxhojnë vendin dhe atë regjim artanoid. Dua të paralajmëroj se puna nuk ka mbaruar fare. Është e nevojshme që kartoni i verdhë të marrë ngjyrë të kuqe. Më 8 maj duhet të dalim masivisht dhe të votojmë për ndryshime”.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana SIljanovska Davkova, rikujtoi se sondazhet që u bënë para zgjedhjeve dolën të jetë të sakta.

Gordana SIljanovska, kandidate për president nga VMRO-DPMNE

“Isha e shokuar sesi njerëzit e shkencës thoshin se sondazhet nuk janë relevante, kur brenda shkencës politike, brenda ligjit zgjedhor ekziston një disiplinë që quhet psefologji. Cila disiplinë analizon sjelljen e zgjedhësve. Në asnjë moment nuk kam bërë koment lidhur me akuzat ndaj kandidatit Pendarovski se janë manipuluar zgjedhjet”.

Kandidatja më e votuar për presidente në rrethin e parë Siljanovska, aktivitetet e fushatës i vazhdon sot në Krushevë. /SHENJA/

TË FUNDIT
2 orë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
2 orë
Dokumentet personale mund të merren edhe nesër
2 orë
Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze
2 orë
Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit
2 orë
"Nëse je musliman mos voto" - sërish fletushka dhe grafite nëpër Çair të Shkupit (FOTO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
1 ditë
Shpërdorim i milionave euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport!
9 orë
Në Shqipëri sekuestrohen 53.3 kg kanabis që ishte destinuar për tregun në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Dokumentet personale mund të merren edhe nesër
1 ditë
Aksident tragjik, humb jetën 39-vjeçari nga Shkupi

LEXO MË SHUMË

vebi bajrami

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

pasaporta dokumente personale

Dokumentet personale mund të merren edhe nesër

vucic xi jinpin

Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze

kremlin-putin

Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit

mesazhe mos voto

“Nëse je musliman mos voto” – sërish fletushka dhe grafite nëpër Çair të Shkupit (FOTO)

komuna e cairit

Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor

eurozona2

Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin

qeveria

Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024

fletvotime-zgjedhje

Qytetarët nesër do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në linjë telefonike pa pagesë

INFO

NA NDIQ