Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

Picture of INA
INA

26/04/2024

Kandidati për deputet i dyti në listë i koalicionin VLEN Rijad Shaqiri në një prononcim për Agjencinë e lajmeve INA flet për fitoren siç thotë ai plebishtare në fshatin e tij dhe kapacitetet mobilizuese të opozitës për një fitore në zgjedhjet parlamentare.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale, Rijad Shaqiri vuri theksin tek vendvotimi nr 112 në fshatin Likovë ku siç ceku ai pati blerje dhe manipulim të votave dhe mbushje të kutive.

Për dallim nga Fronti Evropian Rijad Shaqiri thotë se VLEN ka kuadër më të mirë profesional dhe program më të mirë zgjedhor.
Ai thotë se nuk është prej politikanëve që flet shumë por mbi të gjitha premton se gjatë mandatit katërvjeçsr do angazhohet qe Zona e Likovës të del nga e vlerësimi zyrtar si Zonë e rrezikshme dhe në të cilën do të sjellin investime në shumë sfera.

INA: Në vendlindjen tuaj patët një epërsi ndaj BDI-së dhe Frontit Evropian por në Komunën e Likovës dolët të dytët me vota. Mendoni se do të ndryshojë ky rezultat në zgjedhje parlamentare?

Shaqiri: Është e vërtetë, në fshatin Hotël kishim një rezultat shumë të mirë dhe për këtë kisha dashur t’i falënderoj të gjithë bashkëvendasit e mi për përkrahjen masive dhe fitoren plebishitare që na e dhanë. Por kjo nuk është e gjitha. Në përgjithësi në komunën e Likovës koalicioni VLEN ka treguar kapacitet të jashtëzakonshëm mobilizues dhe është treguar si forcë e vërtetë politike e cila mundet dhe do ta fitojë kundërshtarin tonë politik.

Duhet po ashtu të potencoj që në zgjedhjet e së mërkures partia në pushtet i ka përdorur të gjitha mekanizmat e mundshëm të pushtetit për të siguruar vota, si për shembull presionin ndaj të punësuarve, blerjen e votave, tentimin për mbushjen e kutive siç ishte rasti në vendvotimin 1112/1. Nga ana tjetër votat për koalicionin VLEN ishin vota të vullnetit të lirë, shprehje e dëshirës për ndryshim, si dhe manifestim i rezistencës së hekurt kundër regjimit që po na qeverisë tashmë 23 vite në Maqedoninë e Veriut.

INA: Çfarë ju dallon ju nga Fronti Evropian?

Shaqiri: Sa i përket zgjedhjeve të 8 majit, rezultati inkurajues që patëm në Komunën e Likovës na jep motiv dhe vullnet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të jemi fitues. Për më shumë, oferta jonë karshi Frontit Europian është shumë më e mirë si nga aspekti kadrovik ashtu edhe nga ai programor. Prandaj jam i bindur që do të gjejmë mbështetjen e duhur dhe kjo diferencë në vota jo vetëm që do të zvogëlohet, por koalicioni VLEN do të del bindshëm fitues.

INA: Çfarë strategjie do të përdorni në fushtatë deri më 8 maj ju dhe koalicioni VLEN?

Shaqiri: Do të kërkojmë besimin e qytetarëve të Likovës dhe të zonës 2 në përgjithësi, duke i siguruar të gjithë qytetarët që vota për ne është votë për të mirën e qytetarëve. Unë si kandidat bashkë me kandidatët tjetër me një ekip të ekspertkve të angazhuar në shtabin zonal zgjedhor do t’i drejtohemi qytetarëve të Likovës, Haraçinës, Kumanovës e Çairit për t’i kërkuar votën për një qeveri me duar të pastra, pa krim e korrupsion e pa nepotizëm, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për nxitur ekonominë e vogël e të mesme, për t’i mundësuar të rinjëve vende pune dhe pët të shpalosur plane konkrete për kthimin e tyre nga mërgimi.

INA: Cilat do të jenë zotimet e juaja si kandidat për deputet për Komunën e Likovës që ende zyrtarisht është zonë e krizës dhe me probleme të dukshme infrastrukturore, kulturore e arsimore?

Shaqiri: Unë nuk jam profil i politikanit që premtoj shumë, por unë atë që e them e bëj. Jam futur në këtë betejë politike jo si qëllim në vete, por për popullin tim, për rininë e popullit tim, për ta vazhduar misionin aty ku e la prindi im. Në komunën e Likovës mbi 29% e qytetarëve jetojnë ne diasporë. Kjo do të thotë që nëse dikur kemi pasur nga një mërgimtar për shtëpi, sot ka ngelur nga një banor në shtëpi e tjerët kanë migruar. E më e dhimbshme akoma, shumica që po migrojnë janë të rinjë të kualifikuar të cilët ikin sepse nuk mund të gjejnë vende pune me paga të dinjitetshme në sektorin privat, ndërsa në anën tjetër ballafaqohen me sherifët lokal që vendet e punës në sektorin publik thua se i kanë pronë private.

Ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve që fillimisht komunës së Likovës njëherë e përgjithmonë t’i hiqet epiteti “zonë e rrezikshme” në mënyrë që të krijojmë kushte për investime të huaja që do të krijojnë vende të reja të punës. Ky është prioriteti im i parë për të cilin do të angazhohem pa rreshtur gjatë mandatit tim si deputet. Po ashtu, do të adresoj edhe sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj ane, siç janë kostoja e lartë e jetesës, respektivisht fatura e lartë e rrymës elektrike, mungesa e kushteve dhe librave në arsim, mungesa e transportit publik, etj.

Do të kërkojmë besimin e qytetarëve të Likovës dhe të zonës 2 në përgjithësi, duke i siguruar të gjithë qytetarët që vota për ne është votë kundër qeverisjes së keqe 23 vjeçare dhe mundësi që ne ta kthejmë shpresën për jetë më të mirë në vendlindjen tonë.
(INA)

TË FUNDIT
12 minuta
Qytetarët nesër do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në linjë telefonike pa pagesë
18 minuta
Kallëzim penal në Prokurorinë e Kumanovës ndaj 8 vetave për parregullsitë në Likovë (Dokument)
59 minuta
Me kuaj në malin e thatë të Dërvenit, destinacioni që po mahnit turistët
2 orë
Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në ARS
2 orë
E mërkura e 8 Majit ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Taravari takim me Van Hojte: Rruga evropiane e vendit do të jetë në duar të sigurta!
18 orë
Bilall Kasami: Më 8 maj bashkë do të fitojmë
2 orë
Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në ARS
1 ditë
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
8 orë
Vazhdon gjyqi ndaj ish-presidentit, Trump shpallet sërish fajtor për mospërfillje të gjykatës
21 orë
Rusia ka kërcënuar të sulmojë Britaninë: Pasojat do të jenë katastrofike
4 orë
Mbi një milion turistë nga Maqedonia e Veriut vizituan Greqinë vitin e kaluar
1 ditë
Aksident tragjik, humb jetën 39-vjeçari nga Shkupi
17 orë
Ilir Meta: VMRO është kundër “Ballkanit të Hapur”, nuk është ajo VMRO-ja e torollakut Mijallkov

LEXO MË SHUMË

fletvotime-zgjedhje

Qytetarët nesër do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në linjë telefonike pa pagesë

IMG_1900

Kallëzim penal në Prokurorinë e Kumanovës ndaj 8 vetave për parregullsitë në Likovë (Dokument)

Screenshot_20240507-152126~2

Me kuaj në malin e thatë të Dërvenit, destinacioni që po mahnit turistët

gjykata-supreme

Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në ARS

flamuri-maqedon

E mërkura e 8 Majit ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së!

lista zgjedhore

Sa të burgosur dhe persona të sëmurë kanë të drejtë vote në Tetovë?

pazar-treg-shkup-1

Shënon rritje inflacioni në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me muajin e kaluar

derivate nafta dizeli benzin

Lirohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni

boki-649x430

“Boki 13”, Kiçeec-it: Ky është fillimi i betejës me një bandë të tërë kriminale

INFO

NA NDIQ