“A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë? Mësoni si të neutralizoni shijen dhe erën e klorit në ujë”

Picture of INA
INA

23/04/2024

Klori në ujë lidhet me cilësinë dhe sigurinë e ujit. Klorifikimi është një metodë e zakonshme që përdoret për të dezinfektuar ujin dhe për ta bërë atë të sigurt për konsum duke vrarë bakteret dhe patogjenët e dëmshëm, shkruan Alsat.

Është një proces i rëndësishëm për të siguruar që uji që pimë të jetë i pastër dhe pa ndotës.

Klori a e demton shëndetin tonë ose është mirë kur uji përmban klor?
Prof. Dimovska sqaron që “Në vendin tonë me ligj që është i detyrueshëm klorimi i ujit, pse, sepse nuk na mbron nga ndotja dytësore e ujit, çfarë do të thotë kjo, nëse uji në ujësjellësin tonë, veçanërisht në qytetet dhe fshatrat e lidhur me ujësjellësin e qytetit është i sigurt, ndodh që kur shpërthen një tub nëntokësor derdhet në rrethinë derisa ndërmarrja publike ta riparojë defektin, ndaj qytetarët tanë nuk duhet të kenë frikë të konsumojnë ujin pas një defekti, sidomos kemi pasur paraqitje nga qytetarët që pas defekteve të tilla gjejnë copa dheu, rërë, krimba, sepse është thithur gjithçka nga ujësjellësi. Prandaj i kemi ato rrjeta në çezma që praktikisht i filtrojnë ato grimca të mëdha.”
Pasi ta dini se atë ditë keni pasur ndërprerje të ujësjellësit për shkak të ndonjë problemi, apo mund të ketë lidhje të ndonjë ndërtese të re apo defekt, shmangni që të pini ujin nga rubineti, mirë është ta
lëshoni të rrjedhë në të gjitha çezmat në shtëpi për 20-30 minuta dhe më pas mund ta konsumoni në mënyrë të sigurt.

“Klori që është i dukshëm, ose ndonjëherë e nuhasim, shihet si turbullim të bardhë nëse ujin e lëshoni më fortë në çezmën tuaj, do të keni turbullim të bardhë për shkak të klorit, praktikisht klori na mbron, është i mirë për shëndetin tonë, sepse na mbron nga ajo që është shkaktuar nga ai defekt, themi ndotje dytësore të ujit.” – thekson dr. Mirjana.

Megjithatë, disa njerëz mund të jenë të ndjeshëm ndaj shijes ose erës së klorit në ujë. Për të reduktuar shijen dhe erën e klorit në ujë, mund të përdorni metoda të tilla si ta lini ujin të qëndrojë në një enë të hapur për disa orë për të lejuar që klori të shpërndahet ose të përdorni një filtër uji që largon posaçërisht klorin. Këto metoda përmirësojnë shijen dhe erën e ujit por në të njëjtën kohë ruajnë ende sigurinë e tij për të pirë.

A ndihmon zierja e ujit në largimin e klorit nga uji i çezmës?

Prof.Dimovska thotë që: “Me vlim humbet gjithçka edhe klori është gaz, që do të thotë se klori do të avullojë. Nëse bashkëqytetarëve tanë aq shumë u pengon era e klorit munden në gotën e ujit që e konsumojnë të shtojnë disa pika limoni, pikat e limonit do ta oksidojnë shpejt klorin dhe do ta përmirësojnë edhe shijen organoleptike të ujit, por edhe do ta eliminojnë klorin ose disa minuta lëreni ujin edhe pa shtuar limon kloni është gaz do të avullojë dhe nuk do ndiheni aspak. Mirë është të jetë klor aty…”/ Alsat.mk

TË FUNDIT
2 ditë
ISHP: Ulje e rasteve të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut
3 ditë
Demiri: Sallat e operacionit në klinikën “Nënë Tereza” janë mbyllur për shkak të problemeve teknike
5 ditë
Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive
1 javë
Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij
1 javë
Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Ulje e rasteve të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut

ilir demiri

Demiri: Sallat e operacionit në klinikën “Nënë Tereza” janë mbyllur për shkak të problemeve teknike

vaksina-anti-covid-19-scaled-1-1

Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive

kosi

Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij

cigar-elektronike1

Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë

shalqi

Shalqiri sjell dy të mira për trupin tuaj

spital-780x439-650x358

VIDEO/ Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 90% i kancerit është zhdukur!

barku obez pesha

Studimi: Obeziteti është shkaku i 32 llojeve të kancerit

ushqim-frigorifer-uri-haje

Ekziston një moment i ditës që nuk duhet të hamë e as të pimë

INFO

NA NDIQ