A është TikToku me të vërtetë i rrezikshëm për Perëndimin?

INA
INA

21/03/2024

Një kërkim tjetër i Citizen Lab thotë se “në krahasim me platformat e tjera të njohura, TikToku mbledh lloje të ngjashme të të dhënave për të gjurmuar sjelljen e përdoruesve”

Kina e ka quajtur të padrejtë një projektligj që pritet të kalojë në Kongresin amerikan që mund të ndalojë përdorimin e TikTokut në këtë shtet. Kjo po konsiderohet lëvizja e radhës ndaj këtij rrjeti social që është në pronësi të një kompanie kineze, e që thuhet se mund të rrezikojë sigurinë. Zyrtarëve, politikanëve dhe stafit të sigurisë në shumë vende perëndimore u është ndaluar ta instalojnë TikTokun në telefonat e punës, e BBC-ja ka përmbledhur rreziqet e mundshme nga ky rrjet. Sipas një raporti të sigurisë kibernetike të një kompanie australiane, Tiktoku mbledh të dhëna të shumta të përdoruesve si vendndodhja, çfarë pajisje specifike përdor përdoruesi dhe çfarë aplikacionesh të tjera i ka instaluar. Por, një kërkim tjetër i Citizen Lab thotë se “në krahasim me platformat e tjera të njohura, TikToku mbledh lloje të ngjashme të të dhënave për të gjurmuar sjelljen e përdoruesve”.

TikToku thotë se kompania është plotësisht e pavarur “dhe nuk i ka ofruar qeverise kineze të dhëna”, por amerikanët pretendojnë se informatat që mblidhen nga të dhënat, i jepen autoriteteve të Kinës.

“Facebooku, Instagrami, Snapchat dhe Youtube për shembull, të gjitha mbledhin sasi të ngjashme të të dhënave, por të gjitha janë kompani të themeluara në SHBA. Për vite me radhë, ligjvënësit amerikanë kanë pretenduar se të dhënat e mbledhura nga këto platforma nuk do të përdoren për arsye të këqija që mund të vënë në rrezik sigurinë kombëtare”, thuhet në raportin e BBC-së. Urdhri ekzekutiv i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në 2020-n pretendon se mbledhja e të dhënave në TikTok “potencialisht mund të lejojë Kinën të gjurmojë vendndodhjet e punonjësve federalë dhe të ndërtojë dosje të informacionit për shantazh”. Deri më tani provat tregojnë se këto janë vetëm pretendime teorike, por frika ekziston.

Rrjeti social kinez argumenton se udhëzimet e tij “ndalojnë dezinformatat që mund të shkaktojnë dëm për komunitetin ose publikun e gjerë”. Në nëntor të 2022-s, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Christopher Wray, iu kishte dhënë ligjvënësve amerikanë se “Qeveria kineze mund të kontrollojë algoritmin e rekomandimeve, që mund të përdoret për ‘operacione të ndikimit’”. Pretendimi ishte përsëritur disa herë. Aty thuhet se përmbajtja në TikTok dallon nga lokacionet. Të gjitha rrjetet sociale janë shumë të censuruara në Kinë, me një ushtri policësh në internet që fshijnë përmbajtjen që kritikon qeverinë ose nxit trazira politike.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

meta-logo-1

Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

meta-logo-1

Meta-s i bie vlera për 190 miliardë dollarë

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

INFO

NA NDIQ