Ageler: S’jam në dijeni për takimin Kovaçevski-Mickoski, shpresoj të ketë diskutime të sinqerta

INA
INA

28 Maj, 2023

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler ka komentuar takimin e paralajmëruar midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderin e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Diplomatja amerikane theksoi se nuk ka informacione për takimin e mundshëm të tillë, por sipas saj, nuk ka asgjë më të mirë se dialogu për të zgjedhur disa nga problemet e vendit, përcjell INA.

“Nuk jam në dijeni për një takim. Mendoj se bisedimet dhe diskutimet janë gjithmonë mënyrë për të vazhduar tutje, pa marrë parasysh se cilat janë problemet. Më vjen mirë që dëgjoj se ka një takim dhe shpresoj të ketë diskutime të sinqerta”, deklaroi ambasadorja amerikane, Ageler. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

INFO

NA NDIQ