Ahmeti: Ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

Picture of INA
INA

19/04/2024

Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se Fronti Europian garanton ardhmëri të sigurt, stabilitet, qëndrueshmëri dhe se këto mund të arrihen me kuadro të dëshmuar në të gjitha drejtimet, duke vendosur theksin në kandidatin e Frontit Europian për President, Bujar Osmanin.

“Fronti është ndërtuar për t’u përballur me rreziqet që mund të na kanosen dhe më mirë është të përgatitesh kur ke informacion se çka ndodhë rreth e rotull rajonit tonë, një rajon akoma i pa stabilizuar, por edhe një Europë në luftë, Ukraina nuk është larg, as Lindja e afërt nuk është larg.

Prandaj këtij vendi i duhet stabilitet, i duhet qëndrueshmëri, i duhen politika të mençura që garantojnë ardhmëri e siguri, kush mund ti bëjë këto? Sigurisht që këta të gjitha mund të arrihen përmes kuadrove të përgatitura në të gjitha drejtimet siç është kandidati ynë i Frontit Europian Bujar Osmani”, tha Ahmeti.

Ky front nuk është ndërtuar për një përdorim të përkohshëm por është ndërtuar për veprime të gjata. Po ti thoshe dikujt se ne këtu ku jemi do të mbajmë tubim dhe do bëjmë kandidaturë për president, e po ti thoshim dikujt se në kazermat e Mlladiçit ne do mbajmë tubim për president, do të thoshte ju jeni të marrë, por ja që jo vetëm tubim, por sa e sa vite këtu vepron dhe punon Universiteti i Tetovës, i cili u hap me gjak”, tha Ahmeti.

TË FUNDIT
23 minuta
Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor
37 minuta
Familja e lavdishme e UÇK nga Kumanova mbështetje për opozitën shqiptare
1 orë
Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia
2 orë
Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit
2 orë
VLEN numëron dështimet e BDI-së: Jo BDI-së, Po Evropës!

ME TE LEXUARA

21 orë
12 vjet nga rasti “Monstra”, Aziri: BDI i montoi shqiptarët!
12 orë
Sela flet hapur për Kurtin: Kam zhgënjim, e përkraha hapur, ndoshta kam gabuar
1 ditë
Xhaferi: Për ne, si vend anëtar i ardhshëm i BE-së, të drejtat e punëtorëve janë imperativ
21 orë
“Me pagat që marrim mezi arrijmë ta mbyllim muajin” – Punëtorët protestojnë në Shkup
11 orë
Rijad Shaqiri shfaqet i buzëqeshur me tre luftëtarët e lirisë (foto)
1 ditë
Siljanovska-Davkova për Pendarovskin: Vdis si burrë

LEXO MË SHUMË

Afrim Gashi

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

FB_IMG_1714641190825

Familja e lavdishme e UÇK nga Kumanova mbështetje për opozitën shqiptare

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia

IBRAHIMI

Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit

deshtimet

VLEN numëron dështimet e BDI-së: Jo BDI-së, Po Evropës!

mexhiti

Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit

Moti_26-780x470-1

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Rijad Shaqiri

Rijad Shaqiri shfaqet i buzëqeshur me tre luftëtarët e lirisë (foto)

ziadin sela

Sela flet hapur për Kurtin: Kam zhgënjim, e përkraha hapur, ndoshta kam gabuar

INFO

NA NDIQ