Siljanovska-Davkova për Pendarovskin: Vdis si burrë

Picture of INA
INA

01/05/2024

Kandidati për president Stevo Pendarovski, dje në mbrëmje, në duelin e parë televiziv, ishte cak i sulmeve dhe ofendimeve nga kundërshtarja Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE.

Në mungesë të përgjigjes për pyetjet dhe temat më të rëndësishme, Siljanovska vazhdimisht e ofendonte Pendarovskin, fliste me ton të lartë dhe publikonte informacione të rreme dhe të pavërteta.

“Pas konstatimit e Pendarovskit se ajo kishte informacione se çfarë po ndodhte brenda partisë politike BDI dhe se informacionet mund t’i kishte marrë përmes përgjimeve, Siljanovska akuzoi Pendarovskin se ai gjatë gjithë jetës së tij ka qenë punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në pamundësi për t’iu përgjigjur replikës, se si ajo ka informacione se në BDI janë dy rryma, një për bojkotimin e zgjedhjeve, dhe një kundër, me ton të lartë i ka uruar Pendarovskit “TË VDISNI TË PAKTËN SI NJË BURR”.

Fyerjet nuk kanë munguar kur dy kandidatët kanë folur për ndryshimet në kodin penal.

“Ishit në sallë dhe votuat kundër kodit penal, por nuk dolët jashtë të dëgjoni kuorumin që duhej që partitë qeveritare të miratonin ligjin. Pse qëndrove brenda? Si për disa gjëra të tjera keni mundur të qëndroni jashtë. Jo ju dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. psh si ka mundesi qe te mos votoni strategjine per barazi gjinore, psh nuk keni qene fare dhe per kete keni qene dhe keni votuar kunder, pra ju beni kuorum atyre qe sollen keto ndryshime në KP. Ky është fakt”, tha Pendarovski.

Për këtë Siljanovska Davkova, duke mos pasur argumente për t’iu përgjigjur, ofendoi se Pendarovski ishte student i dobët dhe për këtë gjoja hakmerrej. Pendarovski u përgjigj se ai ishte student me mesatare të lartë dhe për këtë ka doktoruar dhe ka pasur karrierë akademike.

Përveç që Siljanovska Davkova mbrëmë vazhdimisht e ofendoi Pendarovskin, ajo nuk u distancua nga sulmet e Hristijan Mickoski, partia e të cilit, VMRO – DPMNE, qëndroi pas kandidaturës së saj.(INA)

TË FUNDIT
4 orë
Kasami:Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
4 orë
Pacienti nga Kosova erdhi në Shkup për ta operuar këmbën e majtë, por ia operuan të djathtën (VIDEO)
5 orë
Një i burgosur nga burgu në Idrizovë mbrëm ka ndërruar jetë në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë,
6 orë
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme
6 orë
Gruevski i reagon Izet Mexhitit

ME TE LEXUARA

9 orë
Për 2€ më lirë shporta e konsumit në muajin maj
4 orë
Pacienti nga Kosova erdhi në Shkup për ta operuar këmbën e majtë, por ia operuan të djathtën (VIDEO)
14 orë
Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku
9 orë
Lupço Palevski Pallço, sot para gjykatës për vrasjen e dyfishtë
4 orë
Kasami:Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!
13 orë
Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij
9 orë
Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre

LEXO MË SHUMË

bilall kasami

Kasami:Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!

Kosova-Today-5

Pacienti nga Kosova erdhi në Shkup për ta operuar këmbën e majtë, por ia operuan të djathtën (VIDEO)

spital-804x380-696x329

Një i burgosur nga burgu në Idrizovë mbrëm ka ndërruar jetë në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë,

KSHZ-Komisioni

KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme

gruevskii

Gruevski i reagon Izet Mexhitit

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Tetova sivjet me 123 filloristë më pak – Në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës

ixhet-memeti-i-nake-georgiev-kolaz-1

30 ditë paraburgim për gjykatësin Georgiev, kërkohen masa kujdesi për Memetin

Screenshot_2024-05-21-18-27-32-629_com.facebook.katana-edit

Shqiptarët për në Evropë, maqedonasit për Maqedoninë e tyre!

Arben Fetai

Sot Ixheti nesër Artani, ndryshe s’ka kuptim as ndryshimi

INFO

NA NDIQ