Ali Ahmeti sot gjatë takimit në Tetovë me antarë dhe simpatizant të BDI-së tha se po mundohen të plotësojnë detyrat e shtëpisë, duke i pastruar gjithë nga korrupsioni me vetting apo spastrimin e sistemit të drejtësisë.
“Kjo eshte nje parafushate per nje fushate qe duhet ta materializojme. Ne duhet te anètarèsohemi në BE, sepse ky anetaresim sjell te mira materiale, dobi per funksionalizim te shtetit, sepse pa i plotèsuar detyrat e shtepisè, ne nuk mund te hymë ne BE. Por cilat jane detyrat e shtepise? Sundimi i ligjit. Pse ne kërkojme veting? Te futen ne skaner të gjithe politikane, giykates, prokurore, police, kryetare komunash… Si ka hyre ne politike, si ka qene statusi i tij, sa shtëpia i ka pasur, sa metra katror në Tetove apo në Shkup para se te hyje ne politike dhe pasi del ose eshte ne politike?”, tha Ahmeti.