Alkaloid me repart të ri në vlerë mbi 19 milionë euro, investimi më i madh në 20 vjetët e fundit

ina-online
ina-online

27/03/2024

Në një ceremoni solemne kompania farmaceutike “Alkaloid” promovoi objektin e rinovuar prej 6,200m2 i cili do të dyfishoj kapacitetin e prodhimit të tabletave nga 2 në 4 miliard kokrra në vit.

Investimi prej 19,4 milion euro sipas drejtuesve të kompanisë është më i madhi në dy dekadat e fundit në tregun farmaceutik.

Me fillimin e njësisë së re tekniko-teknologjike për prodhimin e formave të ngurta të ilaçeve, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Zhivko Mukaetov tha se ky projekt filloi në prill të vitit 2021 dhe për të u angazhuan 30 kompani vendore dhe 16 të huaja. Ai tha se pajisjet janë sipas teknologjisë së fundit dhe do të hynë në funksion të plotë nga stafi profesionalë për prodhimet më cilësore.

“Në një industri dinamike si ajo farmaceutike, vendosjet zakonisht korrespondojnë me investime, aftësi dhe njohuri, të cilat ne i kemi drejtuar në dy dekadat e fundit në ndërtimin e një portofoli prodhimi modern dhe konkurrues. Synimi ynë mbetet të diferencojmë veten përmes njohurive dhe zhvillimit të produkteve me vlerë të shtuar dhe jemi të vendosur të qëndrojmë në këtë kurs edhe në të ardhmen, duke punuar për globalizimin e mëtejshëm të markës “Alkaloid”, me dinjitet dhe përkushtim, duke u praktikuar lart standardet etike, besueshmëria dhe qasja profesionale në punën e përgjithshme”, deklaroi Zhivko Mukaetov, Drejtori i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Drejtues.

Pajisjet për prodhimin e formave të ngurta farmaceutike janë blerë nga prodhues të njohur botëror të këtij lloji të pajisjeve. Ndonëse ky ishte një nga projektet më të mëdha investuese të “Alkaloid” në dy dekadat e fundit, edhe në vitin 2005, kompania kishte plasman prej 53.1 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 ka paraqitur plasman të konsoliduar prej 268.3 milionë euro. Si rezultat i kësaj rritjeje të vazhdueshme të pesëfishuar, gjatë 15 viteve të fundit janë realizuar investime në vlerë 220 milionë euro. Produktet farmaceutike të “Alkaloid” janë të pranishme në tregjet e mbi 40 vendeve të botës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gashi afrim

Gashi: Do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit dhe kartonit të gjelbër

bellanoc-stancic

Kërkohej nga Interpoli, policia e Maqedonisë e arrestoi në “Bellanocë” shtetasin e Serbisë

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në RMV në shkurt të këtij viti ishte 39.276 denarë

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

Vlado-Buckovski-1392x912

Buçkovski: ZNAM e Dimitrievskit është i njëjti fenomen si PRSD-ja e Petkovskit në 2006

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

dhuna-kuvend-27-prilli

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

INFO

NA NDIQ