Ancelotti nuk e pranon humbjen: Kemi dyshime

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/03/2023

Në kulim e debatit mbi gjyqtarët, “El Clasico”, sfida më e rëndësishme e futbollit spanjoll, vendoset sërish nga VAR, detaj që ka sjell jo pak polemika.

Në “Camp Nou”, Barcelona hakmerret shpejt ndaj Real Madrid, në përballjen e dytë në La Liga, i thyen me rezultatin 2-1 duke e dërguar diferencën në plus 12 pikë pas javës së 26-të. Ekipi i Xavi-t praktikisht prek me njërën dorë titullin kampion.

Blaugranat treguan forcë karakteri pasi përmbysi rezultatin, në një kohë kur e gjeten veten në dizavantazh pas minutës së 9-të, Araujo i pafat devijoi topin në portën e tij. Në fundin e pjesës së parë ishte Sergi Roberto që brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, Carlo Ancelotti nisi një mori zëvendësimesh, ndërsa në minutën e 81-të gjen rrugën e rrjetës me Asensio-n, por gjyqtari i takimit, me ndihmën e sistemit VAR, anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje, një vendim i fortë pasi bëhej fjalë për milimetra.

Në fund, në minutën e 92-të, me një kundërsulm të shpejtë, Barcelona gjeti golin e fitoren me Kessie, një rezultat që vendos shumë për çështjen titull.

Carlo Ancelotti nuk e priti mirë këtë humbje duke ia faturuar pikërisht gjyqtarit të takimit: “Nuk jam i sigurt nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje. Në Botëror ishte gjithçka më e qartë me pozicion jashtë loje gjysmë-automatik. Do të rikthemi në Madrid me shumë dyshime”, u shpreh Ancelotti.

Nuk i ka pritur mirë këto fjalë të Carlo Ancelottit trajneri i Barcelonës.

Në konferencë për shtyp, Xavi shtoi se me VAR futbolli është më pak i komplikuar, për këtë arsye nuk dëshiron të flas.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Gianni Infantino

FIFA shpall marrëveshjen me kompaninë saudite të naftës Aram

Distria Krasniqi

Krenari, Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

belingam real madrid

Një ‘ushtar’ i Ancelottit, po përgatit valixhen drejt Arabisë Saudite…

manchester united

VIDEO/ Manchester United përmbys Sheffieldin, Bruno Fernandes ‘heroi’ i ndeshjes

belingam real madrid

Tetë lojtarë nuk e kanë vendin e sigurt te Real Madridi

Modric-800x445

Situata te Reali/ Modriç s’dorëzohet, kërkon edhe një vit, Lunin bën gati valixhet

eros grezda

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

xavi

E konfirmon zëvendëspresidenti i Barcelonës: Xavi do të qëndrojë

kristijan asllani

Asllani shijon titullin e parë në karrierë, kampion në Serie A me ekipin e zemrës

INFO

NA NDIQ