Arbana reagon lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Top Channel

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Mars, 2023

Prezantuesja e reality shout më të madh në Shqipëri, Arbana Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së hënë në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja 61-vjeçar Pal Kola.

Reagimi i Arbanës: Sot, me vrasjen e Palit te ndjerë, jemi vrarë nga pak të gjithë ne. Jo vetëm ne që në atë vend kalojmë më shumë kohë se në shtëpitë tona dhe mund të ishim duke dale nga puna në atë moment; por të gjithë ne si qytetarë të kësaj Shqipërie që nuk meriton të përgjaket nga terrori, urrejtja dhe vandalizmat. Këto 24 orë kanë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi, dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndiej. Por është kjo media e cila në të gjithë këto vite na ka shpërblyer edhe me një publik dashamirës, frymëzues e solidar. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam Falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 femijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’ju japë forcë te përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luizi koncert

Luizin s’ka kush që e ndalë, shuma të larta nëpër koncerte, turne në Amerikë – ja detajet

Luizi-Efi-1

Risi në raportin mes Efit dhe Luizit

Foto: Facebook

Kënga e Luizit “trending” tejkalon emra si Dua Lipa e Rita Ora

luiz-ejlli

Ku mbeti Jurgena e Luizit, ish e dashura misterioze?

luizi kiara dasma klea-elgit

Dasmorë nga qejfi apo halli Luizi dhe Kiara

antonela luizi kiara

Habit Antonela: Do luftoja me Kiarën për Luizin me shpatë të madhe

luizi-efi

Kanë hatërmbetje apo janë miq? Me veprimin e fundit, Efi i vë vulën marrëdhënies me Luizin

klea elgiti

I dhanë fund beqarisë! Zbuloni personin e veçantë që kurorëzoi Klean dhe Elgitin në ditën e tyre më të ëmbël

bora zemani

VIDEO/Bora Zemani në dasmë, ‘çmend’ Donaldin me këtë fustan dhe frizurë

INFO

NA NDIQ