Arian Ademi: Do të vazhdojë të luajë për Maqedoninë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Janar, 2023

Arian Ademi është pjesë kyçe e ekipit të futbollit të Maqedonisë. Mesfushori ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit dhe ka pasur shumë spekullime për të ardhmen e tij. Në një intervistë për “Germaniac.hr”, ka treguar se historia e tij me kombëtaren nuk ka përfunduar.

“Vendosa të vazhdoj të luaj për kombëtaren. Unë dua, mundem dhe do të luajë. Kam folur me përzgjedhësin, ai do që unë të jem aty dhe do të jem. Është e vështirë për mua të them lamtumirë sepse atje është një grup i madh njerëzish, ne luajmë për vendin tonë, jemi kualifikuar në Kampionatin e fundit Evropian dhe duam ta bëjmë edhe një herë, edhe pse nuk jemi në një grup të lehtë. ”, tha mes tjerash Ademi.

Favoritet kryesore në grup për EP 2024 do të jenë Anglia dhe Italia, të ndjekura nga Ukraina, Maqedonia dhe Malta.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e thjeshtë, por tashmë kemi mundur Gjermaninë, Italinë dhe nuk kemi nga kush të kemi frikë. E di që italianët do të jenë veçanërisht të motivuar kundër nesh sepse i kemi përjashtuar nga Botërori, por edhe ne do të jemi të motivuar dhe besojmë se mund të arrijmë një tjetër fitore të madhe”, ka thënë Ademi në një intervistë për “Germaniac.hr”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

modric_1551712890-6083633

Arabët nuk ndalen, ofertë 120 milionëshe për Modriqin

mesi-paris

Zyrtare: Messi largohet nga PSG

benzema

Benzema vendos të largohet nga Real Madridi

boks boksier ring

Kosova me pesë boksierë në turneun e Kumanovës

marash-kumbulla

Disfata në Europa League, Marash Kumbulla me mesazh zemre për Romën

dion berisha bajern

Dion Berisha zyrtarizohet në Bayern Munich

armend alimi

Armend Alimin e kërkojnë klube ambicioze të Ligës së dytë!

futboll

Tragjike në Gjermani, sherri midis të rinjve i merr jetën futbollistit 15-vjeçar

benzema

Benzema bisedon sot me Real Madrid për të ardhmen e tij

INFO

NA NDIQ