Banorët e Grushinës ka 10 ditë s’kanë ujë

INA
INA

27/03/2024

Mbi 1200 banorë të fshatit Grushinë të Komunës së Haraçinës tashmë 10 ditë kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Banorët akuzojnë drejtuesit e komunës se dëshirojnë të marrin nën menaxhim ujësjellësin e fshatit, që sipas tyre, para disa dekadash është ndërtuar me investim të vet banorëve. Të revoltuar, banorët thonë se pompa e ujit në Grushinë që punon me energji elektrike tashmë i është transferuar ndërmarrjes publike komunale “Ambienti” për të cilin nuk pajtohen banorët e fshatit.

“Ne e kemi qe 50 vjet këtë ujësjellësin këtu, vet e me kontributin tonë e kemi bë”, tha një qytetar.

Në mungesë të ujit, banorët detyrohen të blejnë ujë për pije ndërsa për nevojat e tjera mbushin në çezmat e fshatit. Mungesa e ujit tashmë po shkakton probleme edhe në shkollën e fshatit. Nxënësit thonë se po kundërmon erë e rëndë.

“Klasa e tretë jam, dy javë nuk ka ujë, era shumë po vjen tualet, as në shtëpi nuk kemi ujë. Po marim faculeta të lagura prej në shtëpi”, u shpreh një nxënëse.

“Hiç s’ka edhe era çdo ditë vjen në shkollë. Edhe për në shtëpi çdo ditë unë mbushi ujë. Ndonjëherë na thonë mësuesit nëse keni nevojë për tualet shkoni në shtëpi”, shtoi një nxënës.

Nga Komuna e Haraçinës thanë se janë në koordinim me këshilltarët komunalë nga fshati Grushinë për zgjidhjen e kësaj çështje. Sipas komunës, zgjidhja qëndron në duart e vet banorëve nëse do të kenë një qëndrim përfundimtar se kush do ta menaxhoj ujësjellësin dhe shpenzimet e rrymës për funksionimin e pompës së ujit. Nga komuna pranuan se në Grushinë ekziston një rrjet ujësjellësi i ndërtuar dhe menaxhuar nga vet banorët mirëpo deri tani rryma e harxhuar i është faturuar ndërmarrjes komunale “Ambienti” e cila për shkak të shpenzimeve të larta nuk ka arritur të shlyej borxhet ndaj EVN-së që ka rezultuar me ndërprerje të rrymës. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

Vlado-Buckovski-1392x912

Buçkovski: ZNAM e Dimitrievskit është i njëjti fenomen si PRSD-ja e Petkovskit në 2006

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

dhuna-kuvend-27-prilli

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

ali ahmeti

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

INFO

NA NDIQ