BE po shpërndanë bileta falas për udhëtime me tren nëpër Evropë, edhe Maqedonia e Veriut në listë

Picture of ina-online
ina-online

21/04/2024

Komisioni Evropian sërish ka shpallur dhurimin e biletave falas për udhëtime me tren për të rinjtë e vendeve evropiane.

Të gjithë të lindurit midis 1 korrikut 2005 dhe 30 qershorit 2006 mund të aplikojnë për një nga 35,500 biletat e DiscoverEU.

Fituesit e biletës do të udhëtojnë falas nëpër Evropë deri në 30 ditë. Nëse dëshironi një nga biletat, duhet t’i përgjigjeni një kuizi për Bashkimin Evropian. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë nga Bashkimi Evropian, si dhe nga shtetet që janë pjesë e Erasmus+ si Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia, përcjell INA.

Një numër i ndryshëm biletash janë në dispozicion për vende të veçanta.

Fituesit me fat që fitojnë biletën mund ta përdorin atë nga 1 korriku 2024 deri më 30 shtator 2025 për një udhëtim deri në 30 ditë në Evropë. Me biletë, ata marrin zbritje edhe në transportin publik ose në objekte kulturore. Personat me nevoja të veçanta do të kenë mbështetje gjatë udhëtimeve të tyre.

Programi ekziston që nga viti 2018. Që atëherë, më shumë se një milion aplikantë kanë aplikuar për 284,000 biletat e disponueshme. Rreth 72 për qind e tyre thanë se ishte hera e parë që udhëtonin me tren jashtë vendit të tyre të banimit. Secili i ri që dëshiron të marrë pjesë në kuiz kliko këtu DiscoverEU. (INA)

TË FUNDIT
56 minuta
Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN
1 orë
Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!
2 orë
Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)
2 orë
Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin
2 orë
“BDI-ja e ka humbur busullën” – VLEN e sigurt se do të jetë pjesë e Qeverisë pas 8 majit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit
23 orë
Veprimtari dhe afaristi shqiptar, Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane
5 orë
Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit
1 ditë
Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm
10 orë
Mimoza Musa: VLEN do të jetë Qeveria e ardhshme me kushte të qarta, Menduh Thaçi pranoi që Fronti Evropian po negocion pa kushte me VMRO-në
1 ditë
Kthehen çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve
7 orë
Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave

LEXO MË SHUMË

IMG_1727

Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

FB_IMG_1714758861725

Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!

KASAMI

Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)

Screenshot_20240503-190320~2

Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin

VLEN-780x439

“BDI-ja e ka humbur busullën” – VLEN e sigurt se do të jetë pjesë e Qeverisë pas 8 majit

Gordana Siljanovska Pendarovski

Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale

arben taravari

Taravari: Nuk kemi qenë kurrë kaq Afër Ndryshimit!

besim nebiu

Nebiu: Vjedhja e votave dënohet me 10 vite burg

FB_IMG_1714210630794

Shkupi mbetet vetëm për turistët – Fundjava e zgjatur largon vendasit

INFO

NA NDIQ