Benzi zbret nga “froni”, kjo është marka e makinës së preferuar të shqiptarëve

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/04/2023

Gjatë tremujorit të parë 2023, janë regjistruar gjithsej 14.460 mjete te reja, nga të cilat 27 lloje mjetesh dhe 276 marka mjetesh, raportoi INSTAT.

Fondi i autoveturave u zgjerua me 8% në janar – mars 2023 dhe siç tregojnë të dhënat “Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,3%.

Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).

Numri më i lartë i mjeteve të reja rrugore është regjistruar në Qarkun e Tiranës, duke zënë 39,4% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e parë 2023.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve të reja rrugore janë qarku Dibër me 2,1% dhe Gjirokastër me 1,3% secili ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Për 2022, numri mesatar mujor i mjeteve të regjistruara për herë të parë rezulton 5,152.

Gjatë vitit 2022 shitjet për makinat e reja kanë shënuar rënie, jo vetëm për shkak të rritjes së çmimit të tyre 10 deri 15%, por edhe për shkak të numrit të reduktuar të prodhimit të tyre për 2022 e ndikuar nga mungesa e pjesëve prodhuese.

Në kahun tjetër kompanitë e shitjes shtojnë se në këtë periudhë po tregtohen më tepër makina të përdorura, edhe te të cilat ka rritje të çmimit, por shtrenjtimi i tyre konsiderohet i fryrë i ndikuar nga mungesa e brandeve të makinave të reja.

Prej vitit 2021 për makinat që regjistrohen për herë të parë po zbatohet një rregull i ri për kontrollin teknik. Për këto mjete është përcaktuar që kontrolli teknik do të kryehet 3 vite pas regjistrimit.

Deri në dhjetor të 2021 sipas të dhënave të Drejtorisë së shërbimit të Transportit totali i mjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht ishte 740,669 mjete ku 593,280 janë autovetura.

Në tremujorin e parë 2023, gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606 km, klasifikuar sipas kategorive të ndryshme, si autostradë, rrugë interurbane apo urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2% të gjatësisë së rrjetit rrugor. Gjatë tremujorit të parë 2023, janë regjistruar gjithsej 14.460 mjete te reja, nga të cilat 27 lloje mjetesh dhe 276 marka mjetesh./monitor.al

 

TË FUNDIT
4 orë
‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues
6 orë
Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike
9 orë
SHBA përfshin në Listën e Zezë edhe rrjetin që rriti pasurinë e Dodikit
9 orë
Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin
9 orë
Stoilkoviçi, Fronti Europian thirrje VLEN-it të mos hyjë në Qeveri! Mickoski: Ministrat duhet të kenë qëndrime pro-maqedonase

ME TE LEXUARA

4 orë
‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues
16 orë
Azeski: “Bechtel dhe Enka” është një konsorcium ndërkombëtar dhe është e qartë që sapo merr pjesë në një tender është fituese
16 orë
Një ‘ushtri’ e tërë administratorësh do të kalojë nga një ministri në tjetrën në pesë muajt e ardhshëm
11 orë
Dorëzohet në Kuvend përbërja e re e Qeverisë, pritet caktimi i seancës
11 orë
Mbi 40 gradë Celsius – Nga e enjtja vendi në alarmin portokalli
11 orë
Maqedonia e Veriut në vendin e 11-të në NATO sipas përqindjes së BPV-së dedikuar për mbrojtjen
10 orë
Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!
18 orë
Mickoski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë së re

LEXO MË SHUMË

Mickoski

‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues

arben taravari

Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike

Dodik

SHBA përfshin në Listën e Zezë edhe rrjetin që rriti pasurinë e Dodikit

moti Vapa nxehti temperaturat

Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin

ivan stoilkoviq

Stoilkoviçi, Fronti Europian thirrje VLEN-it të mos hyjë në Qeveri! Mickoski: Ministrat duhet të kenë qëndrime pro-maqedonase

sylvinjo silvinjo

Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!

nato-mkd-zname

Maqedonia e Veriut në vendin e 11-të në NATO sipas përqindjes së BPV-së dedikuar për mbrojtjen

moti nxehti temperatura-termometri

Mbi 40 gradë Celsius – Nga e enjtja vendi në alarmin portokalli

Kuvendi parlamenti maqedoni

Dorëzohet në Kuvend përbërja e re e Qeverisë, pritet caktimi i seancës

INFO

NA NDIQ