Chollet a do ta sjellë “Listën e zezë” në Shkup, a do ta shoh veten dikush?!

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/01/2023

Vizita e sotme e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet në Shkup sjell një mesazh se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet për Uashingtonin.

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, paralajmëroi vizitën e Chollet duke shtuar se ajo do të hapë disa pyetje, por nuk specifikoi se cilat, duke përcjellë mesazhin se ky do të jetë një vit shumë intensiv. Ajo tha se Chollet do të konfirmojë ” angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut.

Mbetet e paqartë se çfarë do të sjellë zyrtari i lartë amerikan, ndonëse ai vetë deklaroi qartë qëndrimin e administratës amerikane për vendin.

“Maqedonia e Veriut është një nga ato vende që po lufton korrupsionin dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar. Së fundmi dërguam një ekip në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar këto çështje. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet për Sekretarin e Shtetit Blinken”, tha Chollet në një intervistë për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës.

Sipas tij, shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor largohen në vende të tjera, sepse nuk shohin një të ardhme të ndritur, duke pasur parasysh disa nga sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit për shkak të korrupsionit.

“Ne shohim një potencial të madh në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi ekonomikisht, për sa i përket demografisë, por zhgënjimi ynë është se ka shumë gjëra që i pengojnë atij potenciali dhe korrupsioni është një nga ato çështje,” shtoi zyrtari amerikan.

Dhe ajo që pritet “me padurim” në Shkup është nëse Chollet do të mbërrijë me një listë sanksionesh dhe kush do të jetë në “Listën e zezë”. (INA)

TË FUNDIT

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë! Arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

INATI SHQIPTAR në Portën e Stambollit!

Qoku: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi, sesa në 17-18 vitet e fundit

Sarandë/ Lëngu 90 lekë në market, 4 mijë lekë në lokal (FOTO)

BDI: Nuk jemi strehë për servilët,agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË