Çka u bisedua në takimin Osmani-Escobar-Lajçak, presidenca jep detaje?

INA
INA

6 Qershor, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për dialogub, Miroslav Lajčák.

Në komunikatën e lëshuar nga kabineti i presidentes thuhet se presidentja Osmani në këtë takim ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.

Presidentja Osmani ka nënvizuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

Presidentja Osmani po ashtu ka përmendur siç thuhet rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-të dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ