Deklarata e Kovaçevskit tensionues – Maqedonia e Veriut s’mund t’i mbajë askujt leksione për orientim pro-perëndimor

INA
INA

20 Maj, 2023

Shkruan: Arben FETAI

E pamatur dhe panevojshëm tensionuese deklarata e kryeministrit Kovaçevski se retorika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është e ngjashme me atë të Rusisë ndaj Ukrainës.

Maqedonia e Veriut nuk është në pozitë t’i mbajë askujt leksione për demokraci dhe orientim pro-perëndimor, e aq më pak një vendi anëtar të Natos dhe BE-së që është rreshtuar në anën e duhur të historisë. Kushtet për hapjen e negociatave i kemi pranuar, tash duhet punuar për t’i zbatuar e jo sulmuar Bullgarinë dhe BE-në, sepse kjo është thjesht kundërproduktive.

Nëse megjithatë, kryeministri dëshiron të ballafaqohet me bullgarët, le t’a bëjë në kuadër të forumeve ndërpartiake evropiane me partinë simotër të SDSM-së, PS-në bullgare e cila është ndër më të ngarkuarat ideologjikisht kundër hapjes së negociatave të RMV-së dhe kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

Por para se të dalë jashtë kufijve me analogji ala Levica, Kryeministri është mirë të tregojë se cilës retorikë i kontribuon partia e tij kur thonë se nuk është koha për heqjen e 20% dhe thirrjen e gjuhës shqipe në emër, kur hesht karshi thirrjeve “dhoma gazi për shqiptarët” apo “shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur” apo edhe karshi mbajtjes në burg dhe vdekjes në qeli të shqiptarëve të pafajshëm të cilëve u janë montuar raste të denja vetëm për Rusinë e Putinit, përfshirë nga zyrtarët e partisë së tij. Kryeministër, fshij para derës tënde para se të dalësh në kojshi.

* Arben Fetai, drejtor i Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-06-03-13-43-36-180-edit_com.android.chrome

Ramadani: Presioni i “Grupit të zjarrit” a po e zgjon nga gjumi Qeverinë dhe qeveritarët

kosova

Deliri ndërkombëtar me Kosovën!

enis

(B) analistët e Kosovës

kurti-1

Ta ruajmë kryeministrin prej opozitës dhe nga vetë Albini!

urim

Ja përse politika shqiptare në Maqedoni ka mbaruar, ka vdekur

armend asllani

Disa fakte ‘’notore’’ mbi dukurinë e korrupsionit dhe kriminalitetit të personave zyrtar në Maqedoni

KALOSH-CELIKU

RROSPIA

baton haxhiu

Mos, o “trim”

mero-baze

Vjosa Osmani, “telefoni i prishur” i Albinit

INFO

NA NDIQ