Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

Picture of INA
INA

25/04/2024

Shkruan: Emin Azemi

Shqiptarëve të Maqedonisë iu nevojiten dy (2) opsione politike dhe një bashkërendim për disa tema të rëndësishme kombëtare (sepse shqiptarët ende nuk janë një komb shtetformues në Maqedoni), në mënyrë që politikat e tyre të mos jenë zgjatime karikaturale të doktrinave djathtiste e majtiste maqedonase.

Hapësirë për opozitarizëm të shpifur brendashqiptar nuk ka gjithaq, sepse ajo hapësirë duhet mbushur me idetë e parrumbullaksuara të një zgjimi kombëtar dhe një kundërvënie intelektuale doktrinave maqedone të cilat ende shkëlqimin e tyre e masin me errësirën e sinkopave shqiptare.

Bilanci i zgjedhjeve presidencialr (rrethi i parë), dëshmoi se shqiptarët janë në udhë të mbarë të konsolidojnë veprimin e tyre politike brenda dy opsioneve, me kusht që opozita në të ardhmen të ketë vetëm një lider, i cili do të zgjidhej në bazë të votave të fituara në zgjedhje….Nëse opozita ka shumë liderë, atëherë kthehet aty ku ka qenë – e shkapërderdhur, e defaktorizuar dhe joimune ndaj interferimeve elektorale maqedonase….

Te maqedonasit është në rritje doza nacionaliste e elektoratit. Kjo u shpërfaq edhe në këto zgjedhje. Diferenca kaq e thellë në mes të Gordana Siljanovskës dhe Stevo Pendarovskit, ka prishë shumë punë. Ky hov nacionalist mund të parandalohet vetëm me shkaktimin e njël krize politike-institucionale nga ana e LSDM, Frontit Europian, kolacionit VLEN,duke bojkotuar rrethin e dytë të zgjedhhjeve presisendciale, në mënyrë që të dështojë cenzusi i nevojshëm i daljes në zgjedhje… Kjo i hap rrugë debatit politik për zgjedhje e Presidentit në Parlament, ku shqiptarët do të kenë mundësi të faktorizohen politikisht, duke e orientuar votën sipas vullnetit dhe aspiratave që ata synojnë….

Sipas raportit të tanishëm të forcave, shqiptarët nuk mund ta parandalojnë triumfin e nacionalizmit maqedonas, por nuk mund ta ndihmojnë as Stevo Pendarovskin. OPsioni i vetëm mbetet bojkotimi i zgjedhjeve, në mënyrë që ta pamundësojnë zgjedhjen e Gordana Siljanovskës për Presidente. Nëse marrin pjesë në zgjedhje (me afro 200 mijë vota), shqiptarët do ta rrisin cenzusin e daljes dhe kështu i ndihmojnë Silojanovskës të fitojë….(!)

Me një kryeministër (jo)teknik, (deri në zgjedhjen e Presidenti të ardhshëm në Parlament) dhe me një konsolidim dhe bashkërendim të dy opcioneve politke, shqiptarët kanë mundësi ta faktorizojnë fuqinë e ndikimit politik, duke marrë pjesë në pushtet jo si dekor, por si vendimarrës të njëmendët që do të avanconin statusin shtetfromues të shqiptarëve në Maqedoninl e Veriut. Çdo rrugë tjetër, shqiptarët i shpie në zgjidhje koloniale të statusit të tyre.

TË FUNDIT
4 orë
Pse Edi Rama nuk flet me kryeministren Meloni për votën italiane pro pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës?!
10 orë
Qeveria e re serbe me dy zëvendëskryeministra rusë
2 ditë
Andi Bushati:Duke e shpallur qytetar nderi ata e çnderuan Ahmetin
2 ditë
A po përzihet Edi Rama në “punët e brendshme” të shqiptarëve të Maqedonisë?
2 ditë
Taravari e braktisi tavolinën suedeze të Ali Ahmetit për kauzën opozitare

ME TE LEXUARA

10 orë
Qeveria e re serbe me dy zëvendëskryeministra rusë
4 orë
Pse Edi Rama nuk flet me kryeministren Meloni për votën italiane pro pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës?!

LEXO MË SHUMË

rama meloni

Pse Edi Rama nuk flet me kryeministren Meloni për votën italiane pro pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës?!

Shaban Murati

Qeveria e re serbe me dy zëvendëskryeministra rusë

rama veliaj ahmeti

Andi Bushati:Duke e shpallur qytetar nderi ata e çnderuan Ahmetin

fejzi hajdari

A po përzihet Edi Rama në “punët e brendshme” të shqiptarëve të Maqedonisë?

muhamer pajaziti

Taravari e braktisi tavolinën suedeze të Ali Ahmetit për kauzën opozitare

fatos-rushiti

Shqiptarët me shanse të pabarabarta në zgjedhje, flasim për mungesë ujë e kanalizimi

KALOSH-CELIKU

Unë e dua armiku dhe jo “mikun”

muhamer pajaziti

Boll më!

rexhail ramadani

Kërcënimi nga “nacionalizmi” maqedonas – flamur i rrejshëm i BDI-së

INFO

NA NDIQ