Demokracia e frikës!

Picture of ina-online
ina-online

11/03/2024

Shkruan: Dijana Toska

Kur aderimi i një të riu në një parti politike mbetet ambicie e vetme për të prosperuar në jetë është më shumë se e dhimbshme, ngase frika është themeli i pushtetit e jo drejtësia.

Prej kur partit politike kanë marr rolin e agjensioneve të punësimit dhe konkurset për punësim janë shndëruar në në zingjir për qafe për të rinjt, kuptimi i demokracisë dhe të drejtave njerëzore janë shndërruar vetëm në floskula pazari për hallexhinjt dhe gjuhën që ka frikë të flasë.

Ky është viktimizimi që kërkohet, ky është kompromisi që duhet bërë me ndërgjegjen tënde, detyrohesh të japish një votë në emër të nënshtrimit dhe jo nga zëri i bindjes tënde.

Kultura e komunikimit mes liderëve politik dhe të nëntokës është ndërtuar mbi fuqinë materialiste kryesisht me prejardhje kriminale dhe ndjenjat e tyre egoiste karshi turmës së frikësuar e cila ka pushtuar tërë jetën e tyre deri te një çekuilibër serioz të raporteve ndërnjerëzore.

Kjo kulturë politike ka shtyrë turmën ta nënvlerësojë veten, ta trajtoj të parëndësishëm çdo kontribut personal e intelektual duke kriju një diskurs politik antidemokratik e dehumanizues që Ti je kërkushi dhe nëse do të bëhesh dikushi domosdoshmërisht duhet të jeshë nën ombrellën e pushtetit tonë.

Kjo kulturë është një fatkeqësi natyrore për çdo komb sepse mundësit personale janë të kufizuara përtej mase, zëri i intelegjencës është pasivizuar, zëri mediatik është materializuar, zëri i gruas është margjinalizuar në emër të luftës për barazi gjinore, ndërkohë që vlerat njerëzore kanë humbur kuptimin nga frika ndaj pasigurisë.
Kjo është demokracia që mbjellën liderët shqiptar, hajdutët e demokracisë në kokat e turmës, frikën kolektive në emër të integrimeve evropiane.

Kjo kulturë e tyre e obsesionuar na imponon sërish në lista zgjedhore njerëz me dosje kriminale, njerëz të harxhuar pa asnjë sukses në jetë vetëm e vetëm për ta mbrojtur pasurinë e tyre milionëshe nga ndjekja penale, nga lista e zezë amerikane, nga kërcnimi publik se” nuk mund të shtyhet kush me ne” thua se zgjedhjet janë luftë pehlivanësh e jo koncept e idesh programore.

Por, së fundja çfarë mund të presish nga një parti e cila publikisht i thotë; jo kinse Rusisë e Srbisë ndërkohë që përmes propagandës së tyre në heshtje të plotë me vetëdije ose pa të, ka futur deri në Universitet planet sërbomëdha të Vasa Çubrilloviqit për ta arabizuar e devalvuar arsimimin përmes religjionit, në një shtet laik ku feja është e ndarë nga shteti.
Përderisa shitësit e mjegullës do të gjejnë mushterij të përhershëm për blerjen e smogut të tyre kur nuk do të arrijmë ta pastrojmë ajrin e ndotur që ka mjegulluar edhe trurin tonë.

“Jeta fillon aty ku merr fund frika” thotë Osho

PS
Një grua që hapi një shpresë, që futi një risi në këto zgjedhje me gjithë origjinalitetin e sinqeritetin e sajë, duke e pranuar se pajtohet me statusin se është gruaja e Arbenit, por në të njëjtën kohë në mënyrë fine kërkoi, mirësi së pari nga burri i saj e më pas nga të gjithë burrat tjerë që kanë harruar kuptimin e kësaj fjale. Faleminderit, Nora Taravari.

TË FUNDIT
1 ditë
Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet...
2 ditë
Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh
2 ditë
Rikthimi i demagogut Rama në Athinë
2 ditë
Kushtrimi i Shqiptarisë
3 ditë
BDI tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski

ME TE LEXUARA

2 ditë
Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh
1 ditë
Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet...

LEXO MË SHUMË

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

Spartak Ngjela

Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

Agim Nesho

Rikthimi i demagogut Rama në Athinë

suat saqipi

Kushtrimi i Shqiptarisë

selim ibrahimi

BDI tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski

zgjedhje vota votime maqedoni

Çfarë mbresash lanë këto zgjedhjet e fundit në Maqedoni të Veriut ?!

anisa bahiti

Mesazhet që vijnë nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!

rexhail ramadani

Shqiptarët kishin nevojë të çliroheshin nga kërcënimet e Ali Ahmetit

visar-ademiu-600x360

Ja dhjetë konkluzat që na dhuruan këto zgjedhje

INFO

NA NDIQ