Diaspora i dha Kosovës rreth 2 miliardë euro gjatë vitit të kaluar

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/01/2022

Bashkatdhetarët që kanë ardhur gjatë vitit 2021 në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth 2 miliardë euro, duke përfshirë edhe remitancat.

Sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme janë një mbështetje për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.

Arbnor Mjeku nga “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me diasporën, thotë për KosovaPress se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë vitit 2021 në Kosovë arrijnë shifrën e rreth 1 miliard eurove.

Mjeku shtoi se për periudhën janar-tetor të vitit të kaluar remitancat kanë shënuar rekord, ku arritën vlerën e 956 milionë eurove ose 20 përqind më shumë sesa për të njëjtën periudhë në vitin 2020. Ndërsa, shuma rritet për shkak të vizitave dhe festave të fundvitit.

“Gjatë vitit (2021) ne presim një rritje prej 2 miliardë eurove, duke përfshirë remitancat dhe shpenzimet të cilat bëhen në Kosovë, pra 1 miliard e më shumë kanë me qenë remitanca dhe pjesa tjetër kanë me qenë shpenzime të cilat bëhen nga bashkatdhetarët në momentet kur frekuentojnë vendet e tyre amë, qoftë periudhën verore e po ashtu edhe në festat e fundvitit në dimër. Ne e dimë që shpenzimet janë të ndryshme e po ashtu, shpenzimet diasporës përbëjnë një kategori tjetër të të ardhurave në Kosovë. Këto të hyra janë të rëndësishme për buxhetin e Kosovës, duke ditur se buxheti i Kosovës është vetëm 2.7 miliardë euro gjë që tregon se të ardhurat e diasporës po e mbërrijnë atë shifër dhe jemi me fat që kemi atë shifër”, thotë Mjeku.

Sipas Mjekut, çdo bashkatdhetarë shpenzon mbi 2 mijë euro në muaj, në Kosovë. “Nëse shikojmë një mesatare është mbi 2 mijë euro gjatë një muaj për person, duke llogaritur që i lë diaspora”, thotë ai. /Kosovapress

TË FUNDIT

Trump kërcënon Hamasin dhe i jep ultimatum: Nëse të gjithë pengjet izraelitë nuk lirohen deri të shtunën në orën 12, do ta shihni ç’do ndodhë

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me vanësira të ndryshueshme

Alketa Vejsiu në qendër të vëmendjes me buzëqeshjen e saj përkrah Eduart Grishajt

Vjen “Natën” nga Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË