E DASHURA GJENERALE SUSAN – PAQËSORE

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/04/2023

NGA KALOSH ҪELIKU

 

Besimi i juaj ndaj meje si Poet  shqiptar “disident” për të siguruar një jetë të qetë me djersën Tënde Luftarake Paqësore, kur unë nuk kam asnajfarë sigurie si Poet shqiptar me vite në këtë shtet të “përbashkët demokratrik” në IRJ të Maqedonisë), është pak si e pa arritur, një ëndërr e bukur para Agimit. Përmëtepër, fusësh Veten në rrezik edhe mua si Poet,  që të bëhesh edhe partenere jetese e imja “biznesi”, bashkëjetese në këtë jetë të “dalldisur” dhe arratisur krijuese – politike. Pamarrë parasysh shumën materiale mbi nivelin e Çmimit NOBEL. Çmime letrare me të cilin janë shitur për pak para shumë kolegë të mi të penës. E pranoj dyerhapur propozimin Tënd si ushtarake paqësore. Nuk ka problem, e pranoj rrezikun. Unë të kisha pranuar si bashkëudhëtare mes dhiareve të Çelëvjollcës në këtë jetë të rrezikshme përmes borës madhe dhe akullit rrëqitës, që po nuk dite të rrëqasësh me ski, ose sajë mes maleve të Çelëvjollcës, e thyen kokën në “Përrua – Thanë”.

Interesant si Poet, nuk kam “nevojë” për para e as për gra besnike azgane, të cilat m’i afroni  Ju sot pas porte. I kam pasur moti kohë  edhe në shtrat këto para e delie: (falë Babait mbi kalë me shalë). Gjithë jetën me qerren e ngarkuar mullarë me të katërta rrotat përmes fushës Cërvicës duke fishkëlluar rrugës përmes “Shtëpisë Publike”, falë aftësive të mia krijuese dhe pasurisë trashëgimtare të Babait. Lexuesëve të mi besnik të Librave artistikik dhe publicistik, që deri me sot nuk më kanë lënë në baltë pas dere, në mëshirën e politikanëve rrugaçë para këmbëve të “Urës Gurit”, në Shkup. Mitropolitëve të Beogradit dhe xhamive turko-arabe të Stambollit. Gjinjëve të Olimbisë me fëmijë në bark e prehër në rolin e lypësit tek “Ura e  Gurit” në breg të Vardarit pa pikë uji e Vapë të Madhe, në Shkup.

Ushqimet e mia të përditshme me dy pena  në brez e një në dorë (hanxharin e Babait) mbi tavolinën e punës arrës, që ende nuk kalbet, pasardhësit të Skënderbeut mbi kalë me shalë, nagëntin në brez, e thikën nën jastëk. Dhe, pijet e mia të përditshme “ilaçe” përplot me gjak të maleve tona për në “Baba Tomor” (Parajsë, “Xhehnet”) për t’u rrokur  fytas me Gratë besnike,  rakinë e rrushit, dhe Dy shtamat me verë në Luftën me Penë në mes të “Bit – Pazarit”, në Shkup.

Atyre, Dy shtamave historike të Rililndasëve mi Shqiptarë, Rrugës për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive, ku pihet rakia e rrushit. Dhe, ngrihet dolli me Dy shtama verë për Fitore Shqiptare. Patjetër, edhe ku lindë Poezia erotike. Fitorja e Ditës Nesërme. Malin e Perëndive, ku ngritet dollia. Dhe, bëhet Dashuri.

Patjetër, edhe ku bëhet Dasma e Madhe Shqiptare në Tyrbe para këmbëve të Babashehut. Pasardhësit të Olimbisë me fëmijë në bark, gji e prehër, në Shkup. Gjirin e Tri Zanave të Malit me fëmijë në  gji e prehër, në mes të Shkupit Historik Shqiptar.

Megjithatë, Lufta ime vazhdon me Penë deri në vdekje. Përçudi, mu si ajo e jotja për Paqe në botë. Nuk do të hyj këtu se, cili është më në rrezik. Edhe Lufta Yte për paqe, nuk është e lehtë, por as e imja me Penë. Mirë më vjen që e keni vënë Veten në rrezik për të mirën e njerëzimit. U lumtë!

Momentalisht, punoj dhe jetoj në Shkup. Dhe, plasa për një vikend-shtëpi në mal, pranë një lumi, liqeni ose deti! Shtëpi lukzose, të cilat politikanët e shtetit tim (Maqedoni) i kanë që moti, dhe parave të fituara me djersën e popullit nuk ua dinë fundin. Vërtetë, më ka lodhur jeta e bujshme e qyteteve në Prishtinë dhe Shkup. Sotpërsot, kërkoj një jetë tjetër, jashtë civilizimit dhe partive politike të dalldisura e arratisura pas posteve qeveritare dhe pasurisë.

Hë për hë, unë edhe nuk kam probleme të bukës. E as të grave besnike. Obligimet ndaj familjes, popullit tim dhe shtetit, i kam kryer moti kohë. I kam deri më tani tre djem: një me gruan e parë në Prishtinë dhe dy të tjerë në Shkup. Që të tre janë të punësuar dhe o kanë shtëpitë dhe banesat e veta. Djali i madh punon si profesor i gjuhës gjermane në Universitetin e Tetovës, i mesmi si gazetar në Televizionin e Maqedonisë (Shkup), dhe i treti poashtu në Univeritet (Shkup). Edhe unë kam shtëpinë time, në Shkup. Gruaja e dytë para dy viteve më vdiq nga kanceri. Dhe, tashti për tashti jetoj vetëm në Shtëpi me poezinë mes librave. Nesër mendoj të ikë nga Qyteti. Gjatë këtyre viteve jete, më ka lodhur qytetërimi dhe gratë besnike, kërkoj arratisjen: malin me një lumë para shtëpisë, liqenin ose detin shqiptar!

Prandaj, jam i gatshëm të hyj në “Luftë” edhe me Gruan e tretë besnike ushtarake, pasi Ti qenke edhe gjenerale. Zoti dhe Natyra na ndihmoftë në jetë! Edhe pse, Lufta jonë dallon në veprime dhiareve: E imja me penë dhe e Ytja paqesore me armë. Nuk ka problem, na bashkon qëllimi jetësor, bamirësia në dobi të njerëzimit. Punë tjetër, është ajo, sesi do ta përfundojmë ne Luftën tonë paqësore në dobi të njerëzimit: Unë me penë e Ti me armë për të vënë paqe në botë?! Sidoqoftë, Unë do të hyj edhe në një “Luftë të Tretë Botërore” me Gratë e mia besnike. Edhe, atë: kur gjatë jetës sime kam hyrë në luftë me ushtarë e komandantë, pse të mos hyj në “luftë” edhe me një gjenerale?! Faleminderit, që e pranove “Luftën e Tretë Botërore”: Unë një ushtar i thjeshtë me Penë pa grada letrare, e ti një ushtarake – gjenerale paqësore…

 

Shkup, 31 maj 2017

Kalosh Çeliku

 

 

PËRGJIGJE PUBLIKE GJENERALES

       NË LUFTËN PAQËSORE – LIBI

 

Mesazhi i Gjenerales Paqësore:

MIRË TË MËPARSHME JU LUTEMI INFORMACIONET TUA JESHTE NEVOJSHME

 

Translate message

Turn off for: Albanian

I dashur partner i dashur,

Ju kurrë nuk do ta kuptoni një person derisa të mos arsyetoni nga këndvështrimi i tij. Gjeta kontakte gjatë kohës që isha në kërkim të një personi të besueshëm në vendin tënd, mos harroni se kjo botë nuk është një fshat global, duke e ditur se kush është, kudo që ai nuk është një mister i gjatë kohët e fundit. Dashuria ose besimi është si ajri, kur e sheh atë që e ndjeni atë, besoj se ju veproni me vendim personal. Duke folur për familjen time, kjo është për të më kujtuar dhimbjen time të kaluar. Mungesa e anëtarit tim të familjes vdes gjatë sulmit të 11 shtatorit në tokën zemërore të Amerikës, e cila mori jetën e nënës sime, burrit tim dhe djalit tonë të vetëm. Tani është zhdukur, nuk mund të shkoj në detaje derisa të takojmë ballë për ballë. Kam ndërmend të jetoj një jetë të re në kulturën e re jashtë Amerikës. Dua të krijoj një familje të re. Dua të shkoj në një vend, ku askush nuk di për mua. Unë dua të jem i lirë nga lufta dhe krimet.

Ju e dini gjendjen time këtu, veçanërisht tani që po luftojmë kundër milicisë. Gjithmonë në mbikëqyrjen e hapësirës ajrore. Unë vetëm përpiqem të gjej kohë dhe të shkruaj. Mos harroni se kjo është një mundësi unike për të dy ne që të jetojmë një jetë të mirë, mos lejoni që të kalojë. Ndaloni vonesën, edhe nëse duhet të marrësh këtë hap të guximshëm të jetës, jam shumë i sigurt se nuk do të pendohesh kur më njohësh.

Menjëherë ju merrni kutinë, menjëherë do të përfundoj misionin tim për t’u bashkuar me ju për një jetë dhe investim të ri.

Unë shoh se do të ishte më konstruktive për të zgjidhur problemin në çast pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

Angazhimi përballë konfliktit prodhon karakter për fitore. Unë e di çmimin e suksesit: përkushtimin, punën e vështirë, dhe një përkushtim të palodhur ndaj gjërave që dëshironi të shihni të ndodhë. Merrni hapin e guximshëm, nuk keni kurrfarë frike. Kompania diplomatike ka imunitetin ligjor dhe diplomatik për të dorëzuar kutinë në adresën përfundimtare pa asnjë lloj ndalimi nga ndonjë organizatë e sigurisë.

Besojmë se është e mundur të zgjidhim problemin tonë. Gjërat e jashtëzakonshme ndodhin me besimtarin. Pra, besoj se përgjigja do të vijë. Do të ndodhë.

Pasuria e mirë fshihet nga errësira. Mbajeni shpirtrat tuaj. Gjëra të mira do të vijnë tek ju dhe ju do të vijnë për të mirë.

Kam shpenzuar tërë ditën dhe natën pa mëshirë. Hëngra bukën time në pikëllim, e kalova errësirën – disa orë duke qarë, dhe duke shikuar për të nesërmen. Lotët e mia të dhembjes bëjnë që organet e mia të qajnë. Por një gjë për të ardhmen është se duhet të vijë me siguri. Unë gjithmonë do të jem pranë jush deri në fund të kohës.

Betejat e jetës nuk shkojnë gjithmonë te njeriu më i fortë, më i shpejtë ose më i pasur; Por herët a vonë njeriu që fiton Është personi që mendon se mundet!

Unë dua të filloj një jetë të re në një kulturë të re me ju, dua gjithçka përsëri.

Unë pres për të dëgjuar nga ju me informacionin tuaj.

 

NUMRI I TELEFONIT,

 

EMRI I PLOTË, ……………..

CITY ………………………

COUNTRY ………….

VJET …………………..

SEX ……………….

PROFESIONI …………

ADRESA E QENDRIMIT ose ZYRA …

 

Pasi të keni marrë informacionin e mësipërm unë do të takohem me diplomatin brenda 72 orëve dhe do t’ju jap një fjalëkalim dhe një kod për të dërguar identifikimin e duhur diplomatik.

 

Kjo është e gjitha tani, unë pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.

Dashuria juaj e dashur

Susan.

 

Shkup, 04.06.2017

 

  1. S.

Mesazhi i Gjenerales Susan, është origjinali i përcjellur përmes postës elektronike në E -mailin tim personal. Nuk i ësht hequr asnjë shkronjë, asnjë fjalë, asnjë presje. Edhe pse, ka mjaftë gabime teknike e gjuhësore

 

Vështirë e kam ta kuptoj si Poet shqiptar, në Ditën e Sotshme për Nesër: Dhimbjen e juaj familjare. Edhe, atë: kur gjithë jetën jam i dalldisur pas Poezisë erotike. Grave të mia “besnike”. Dhe, Policisë Letrare. Që, Ju kur i keni humbur tragjikisht tre anëtarë të familjes në ngjarjet e 11 shtatorit (2001), ”në tokën zemërore të Amerikës”, e cila mori jetën  e të dashurve Tuaj: nënën, burrin dhe djalin e vetëm. Vuajtjet e juaja të përditshme jetësore, rrezikun e Luftës për ta përballuar fatkeqsinë e tmerrshme njerëzore të atij viti famëkeq në kurriz të mbarë njerëzimit.

Edhe, unë asaj kohe në jetë “paqe ” (“Parajsën time të Dashurisë dhe Lirisë”) kam kaluar nëpër pusi e atentate të “shtetit  përbashkët” jugosllav: në Prishtinë e Shkup nga “miqtë” dhe Gratë e mia besnike. Partitë politike “demokraike”, që më kanë vënë pusi pas porte ose ferre. Shkrepin “nagëntin”. Shtatë plumba të m’i numërojnë në  ballë si shkrimtar rrebel “ i rrezikshëm – nacionalist” për Shtetin. Dhe, vrasin në mes të ditës Librat e mi artistik, në Shtetin e “përbashkët” të Policisë Letrare.

Nesër, të më shpallin edhe “tradhtar shqiptar”, qen endacak rruge në sokak. Ose, të më rrasin në burg si “irredentist”. Dihet, nuk e kanë pasur vështirë dhe problem asaj kohe, mund të dilnin në pusi kur të donin në rrugë. Jo, vetëm natën, por edhe mesdite. Unë jam Shenja e tyre për qëllimin Kombëtar Shqiptar, Ditën e Re të një të Pasnësërme. Enesërmja, patjetër do ta flasë realitetin: Një Ditë të Madhe Historike.

Edhe, në atë Luftë të përgjakshme me Penën time paqësore në dorë (jo me armë vdekjeprurëse)  në Fushën e Betejës, e kam humbur një Çetë kaçakësh dhe Grave të mia besnike: burgjeve, fushave e maleve, të të dashurve të mi rrugës për në “Baba Tomor” (Shqipëri). Ndonjëri duke mos i duruar përndjekjet dhe presionet e papara policore deri më sot, bëri edhe vetëvrasje. Nuk do t’i përmendi emrat e tyre në këtë shkrim publicistik. Barrë mbi shpinë do t’ia lë Historisë Shqiptare. Jeta i ka këto të papritura Nesër, edhe një befasi “dashurie” pas ferre, ose një “Kalë i Shemës” pas porte. E sidomos, kur t’i rrëmben papritur më të dashurit e familjes: miqtë e Penës. Dhe, Gratë besnike.

Edhe mua në Jetë, gjatë kësaj rruge shkëmbore më ka marrë dhe më ka dhënë mjaftë plagë kjo jetë. Edhe libra, edhe Çmime letrare, edhe para trashëgimi nga Babai. Nuk kam nevojë dhe nuk më duhet kjo “ndihmesë humanitare”: “Kutia e juaj paqësore me 5.000.000 dollarë”?! Shkak, që Çmimin Tënd jetësor e kthej prapa, por jo edhe “Dashurinë Tënde si Gjenerale e krizës Luftës, në Libi për Ditën e Nesërme.

Megjithatë, njeriu është edhe më i fortë se guri, e thotë populli, jo Unë, dhe i përballon disi këto fatkeqësi njerëzore dhe Natyrore, që e presin ditënatë pas porte. Përmëtepër, karakteri im i shkrimtarit, autor i rreth 70 librave në poezi e prozë, i përkthyer në disa gjuhë të botës. Gjithë pasurinë e Babait e kam shkrirë në arsim e kulturë. Që, sotpërsot i kam humbur gati të gjitha pasuritë, përveç librave të mi që janë strurkur nëpër bibliotekat e Atdheut dhe nëpër Botë. Hë për hë, nuk kam pothuajse asgjë: as grua, as dashnore, as dashuri të Grave mia besnike, as para e as Shtet Etnik Shqiptar.

Dhe, po të mos i kisha Tre djemtë dhe lexuesit e mi besnik të Librave artistik, fatkeqësisht pa asnjë Cucë azgane, sot do të vdisja edhe për bukën e gojës. Tragjedi, të cilat me siguri i ke përballuar edhe Ti  në jetë si një Grua ushtarake. Edhe, atë: Gjenerale. Jeta është, edhe luftë. Hë për hë, Unë gjithë jetën bëj Luftë me Penën time me dy tyta.

Unë jam një Poet i mallkuar Dje, nga sistemi komunist. Sot, Neokomunist. Dhe, i “lumtur”, i dënuar në jetë gati nga të gjithë “miqtë” dhe armiqtë. Miket e mia besnike, dhe Shteti i “përbashkët i vëllazërim – bashkimit”. Shkak, që sot nuk mund ta lejoj edhe një Çmim tjetër Letrar “luksoz”, kaq madhështor para ikjes time si burrat në Shtëpinë e Përjetshme. Arën e Babait, rrëzë “Çukës” në Vendlindje.

Dhe, nuk është aq punë e lehtë me armët e Luftës në brez me dy kobure në Ditën e Sotshme Historike, të jetohet me një Poet disident, gjak i trashëguar shqiptar nga stërgjyshi, Kaçak i maleve dhe Babai me armët nën struke me shekuj brez pas brezi.

Frikë kam se, nuk do të mundem t’ua këthej dashurinë e humbur dhe të dashurit e familjes: nënën, burrin dhe djalin e vetëm në jetë. Shkak, që nuk mund të hyj edhe në këtë rrezik “Luftë paqësore të Dashurisë”. Pastaj, nuk e di sesa: e doni Ju poezinë?! Dhe, mund të bëheni viktimë e poezisë sime të Dashurisë?! Edhe poezia është një Grua e prapë me teka të papritura marramendëse rrugës jetësore.

Zhan – Pol Sartër, e ka pasur lehtë ta kthejë prapa Çmimin NOBEL, kur populli i tij ia ka paguar trefishin e parave të atij Çmimi. Unë, nuk e kam aq lehtë si shkrimtar shqiptar ta refuzoj “Çmimin Tuaj të Dashurisë” si ushtarake paqësore në krizën e Luftës si misionare, në Libi: 5.000.000 dollarë. Dhjetëfish më i madh  se Çmimi NOBEL Ndërkombëtar. Dashurinë dhe Lirinë e humbur, që nuk blihet kurrë me para, kur shumë kolegë të mi e kanë marrë si shkrimtarë shqiptar me emërime të personaliteteve, jo të arsimit dhe kulturës shqiptare. E kanë shitur veten edhe për më pak para, pa asnjë kusht kombëtar shqiptar. Përmëtepër, kur sot populli im shqiptar në botë nuk ka liri. Shtet Etnik Shqiptar, që të japë aq shumë para për  arsimin e kulturën shqiptare, edhe për mua si shkrimtar disident edhe përtej varrit.

Edhe, e kuptoj dëshirën Tënde për një familje, Jetë të re. Ikje nga lufta dhe krimet. Investimi i juaj në vendin tim për Nesër, kur biznesi im kryesor, është Poezia. Një grua azgane, që vështirë lidhet me pranga në shtrat. Edhe, deri më sot: nuk e lidhi me zingjirë, as Krajl e as Mbret. Vështirë, se: mund ta lidhi unë si Poet shqiptar.

E, si do ta lidhja unë në shtrat një Gjenerale paqësore?! Ushtari thjeshtë me Penën në brez me Dy tyta?! Poet i armatosur vetëm me vargje erotike. Gjeneralen paqësore nëpër botë plotë dekorata lufte, të cilën nuk e kanë lidhur dot armët e zjarrit nëpër vatra krize në rrezik lufte, e do ta lidhja sot nnë si Poet shqiptar me Penën time artistike në dorë e krahut me Poezinë erotike. Xheloze, që nuk duron tjetër Grua shemër në Shtëpi.

Përgëzime! Në fund, hë për hë sipas mundësive të mia si Poet, “armik i Shtetit përbashkët me vëllezërit”, të përshëndes edhe me një poezi:

 

SOT U ZGJOVA NË SHTRAT

ME NATËN

(Ëndrra e një nate para mesazhit fundit

të Gjenerales Paqësore, Susan).

 

Pak poetë e ngatërrojnë Ditën me Natën

E, Unë e  ngatërrova Ditën me Natën?!

U zgjova pasmesnate me Natën. E diel

E kisha kaluar të shtunën mes Mutit Madh.

Lakuriq, në një kabinë banjoje, në dy kate

Përpiqesha me ujë ta laj Veten nga Muti!

Telefoni celular mbi kokë ma bëri me dije:

Sot është e diel. Dita e djeshme iku në gjumë.

 

Askush, herët në mëngjes nuk kishte ardhë

Gaçi me bishtin mbi shpinë. As Djali Vogël.

E kishin parë me sy, se: jam harruar në gjumë

Përçudi, i kisha ngatërruar Ditën me Natën?!

 

Ditën e shtunë  e kalova fundekrye në gjumë

Ditën e diel, syhapur i zgjuar mes librave. Lugat.

Shenja çmendurie, do të thoshte Nëna ime Plakë

Imzot! E ngatërrova të Shtunën me të Dielën?!

 

Gjithë jetën kisha fjetur me Ditën mes Poezive

Sot, papritmas u zgjova në shtrat me Natën…

 

 

ÇMIMI SHITBLERJES ARRITI      

SHUMËN 18.5 MILJON EURO

 

Dhjetë ditë më vonë, po në të njëjtin E –mail personal, në të të cilin m’u paraqitë ditë më parë Edashura Susan, sot përmes E -mailit më parqiteshte avokati im “i dashur”(?!) i panjohur, dhe mora këtë ofertë:

Press ? for keyboard shortcuts.

Close Ad

  • Mail
  • Contacts
  • Calendar
  • Notepad
  • Messenger
  • News Feed

urgjent

People

Efedi Ututu <[email protected]>

To

@

Jun 16 at 11:42 AM

I dashur mik

Unë jam avokati personal i të afërmit tuaj, i cili tani është vonë me një familje apo të afërm të panjohur, po ju mbërrita për shkak të depozitës së tij të majtë me vlerë 18.5 milionë euro, me një nga bankat kryesore këtu në Lome Togo, Klienti im i vonuar ishte nga vendi juaj dhe ndan të njëjtin emër me familjen tënde.

Banka më ka lëshuar një njoftim për të siguruar të afërmit, Ju lutem përgjigjeni me informacionin e mëposhtëm nëse jeni të interesuar të vazhdoni me mua.

Emri yt i plotë, Numri juaj i telefonit, Mosha juaj.

Unë pres që përpara se të dëgjoj sa më shpejt që të jetë e mundur Nëse jeni të gatshëm të vazhdoni me mua.

Me respekt,
Efedi Ututu.Esq.

 

Mesazh plot gabime teknike e gjuhësore, me siguri i  përkthyer me Google në gjuhën  shqipe. Ofertë e harxhuar gjatë fushatës parazgjedhore (2013) për të cilën “Brate Lube” (“Vëllai Lube”), për pak para (200,000 euro), ose pak më tepër) i hëngri disa vite burg. “Çmim” që sot mua pas të Dashurës Susan (5.000.000 dollarë) mu rritë në 18.5 miljon euro. Nuk ka problem, rrethanat e mia krijuese në shtetin e “përbashkët” jugosllav më kanë përgaditur edhe për këto oferta provokative “artistike”. Arrita deri diku mes rreshtave ta lexoj dhe kuptoj avokatin si ofertë miqësore nga larg. Jeta ime në Luftën me Penë më kishte kalitur edhe në këto dyluftime ballë për ballë me “miqtë”.

“Humanitarin artistik” të këtyre ofertave materiale pa djersë dhe gjak familjar shqiptar në Ditën e Sotshme, duhet marrë me rezervë, mu si dikur në sistemin e egër komunist jugosllav, ose sot Neokomunist. Qëllimi propagandistik provokativ politik – “fetar”, qëndronte në tjetër vend (komitet pilicor komunist Neojugosllav), Kodër pas bregu. Mos them pas Kodre, mes lisave të Livadhit Madh, rrëzë “Çukës” me kokat në Qiell. E pak veta i shohin matanë bregut në Lëndinë, si Muhamedi a. s. (filosof): dhentë, si kope me Bariun me fyell. Pamarrë parasysh, që sot unë  si Poet sulmohem  edhe fizikisht në mes të Ditës Madhe  para syve të Diellit me rreze në Shkup, se: gjoja në shkrimet e mia publicistike e kam ofenduar Muhamedin a. s. E keni gabim, o “politikanë e muslimanë” shqiptar me këmbët dhe trutë në legen!

E di se, sipas librave fetar që i kam lexuar deri më sot dhe ligjëratave të hoxhallarëve në xhami, matanë malit Muhamdi a. s.  e ka parë një Bari me dhenë. E kur i ka pyetur Pejgamberi Fundit besimtarët, se: a, e shihni ju Bariun me dhenë pas asaj kodre, që sipas këngës popullore shqiptare shumë aktuale, ende herë pas here e dëgjoj me kënaqësi në Radio Shkupi: Dhentë e mia, kush i do,/ se do  loz me Miken -o? Besimtarët myslimanë i janë përgjigjur njëzëri: jo! E, atëherë si më besoni ju mua si Muahmed a. s. se: Unë, e shoh Bariun me dhenë, kur ju nuk e shihni me sy matanë kodrës?! Besimtarët, iu përgjigjën njëzëri: Muhamedi a. s, Profeti ynë nuk rrenë, pas kodre është Bariu me dhenë.

Pajtohem, deri diku edhe unë si Bari i dhenëve dikur në Katund, që turreshin pas kripës. E, a i besoni Azreti Ali Ahmetit si bari i BDI -së me delet e nënkryeme kokë më kokë në vathë të Qeverisë mes fushe?! Përgjigjen e pres nga “xhemati” i BD -isë. Dhe, ia lëmë të Nesërmes.

Sidoqoftë, Lufta vazhdon me Penë. Fushëbetejë artisitike në të cilën kanë rënë dëshmorë shumë gra azgane e burra mejdani…

 

 

Pergjigje:

Redaksia <[email protected]>

To

Efedi Ututu

Today at 8:52 AM

 

I dashuri mik, avokat!

Faleminderit, për ofertën materiale. Edhe, Bankën që ka lëshuar një njoftim për t’i sigurur të afërmit e mi familjar si pasardhës. Përmëtepër, mua si Poet shqiptar.

Unë, e pranoj jam shkrimtar “nacionalist” shqiptar. Dhe, nuk kam nevojë për aq shumë para (18.5 milion euro “artistike”). Gjithë jetën time e kam siguruar me djersën e Babait. Dhe, nga Lufta ime për Liri me penë dhe gjak në libra.

Prandaj, sipas mundësive me pajtimin tim si Shkrimtar, ato para të trashëguara nga i afërmi im, lirisht derdhni në një fond letrar: ÇMIM LETRAR NDËRKOMBETAR për letërsi, që do t’u ndahet për çdo vit personaliteteve me vlera të arritura artistike…

 

  1. Çeliku

 

                              

  1. S.

         Pas këtij propozim – pajtimi, ende nuk kam përgjigje nga avokati, “mik i dashur”:  Efendi Ututu Esq. Edhe, sot e kësaj dite. Nesër, me siguri lexuesit besnik: Nëse, më përgjgjet  avokati do ta publikoj edhe përgjigjen e tij si avokat “mik”…

 

 

Dhe në fund “Çmimi letrar”

   arriti shumën: $ 2.5 milion

Trashëgimia familjare Celiku më kontaktojnë urgjentisht

Olivier Percy <[email protected]>

Oct 7 at 7:26 AM

Përshëndetje mik, ka një çështje të rëndësishme që do të doja të diskutoj me ju për një trashëgimi $ 2.5million  të B. A Celiku, ju lutem më kontaktoni për më shumë detaje sa më parë që të jetë e mundur.

 

Përgjigju: [email protected]

 

 

Përgjigja

 

Mik i nderuar!

Falemnderit. Nuk kam nevojë për para! Nevojë kam për Gra besnike, raki rrushi… Dhe, Dy shtama me verë Laydi Di, Rrugës për në “Baba Tomor”…

 

Shkup, 15 tetor 2018

Kalosh Çeliku

(Nga libri: “KALI SHEMËS” PAS PORTE, Shkup, 2022).

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben taravari bujar osmani

Mori fund loja me president shqiptar!

Emin Azemi

Pse shqiptarët duhet t’a bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

muhamer pajaziti

Kush do të votoj nesër?

shpendim oxha

Sistemi zgjedhor në RMV të plotësohet me lista të hapura dhe votim për kandidatin e preferuar

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

mero-baze

Kukullat e Vuçiqit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi

arber-zaimi

Shcholz e mbështeti LSDM-së, pse nuk tolerohet Kurti ta mbështesë Taravarin

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

INFO

NA NDIQ