Dalin detaje për 400 ekstremistët serbë që po trajnohen në Serbi, eksperti zbulon tri pikat kryesore ku mund të ndodhin sulmet

Picture of ina-online
ina-online

03/04/2024

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, ka deklaruar se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.

Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ata të nisin sulmin.

Ai ka theksuar për “News 24” se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë Sveçla.

Se mund të ketë sulme të reja nga Serbia në Kosovë, nuk e përjashton mundësinë as eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Shala ka nënvizuar se avancimi i “Jugosllavisë së re”, mund të prodhojë tensione jo vetëm në Kosovë, por në rajon.

“Në rrethanat që është duke kaluar rajoni i Ballkanit në një tencionim të prishjes së ekuilibrit të sigurisë, mund të themi që çdo avancim i politikës serbe mbi motive nacionaliste të krijimit të ashtu quajtur “Jugusllavia e re”, padyshim do të prodhojë tencione në forma të ndryshme që mund të cenojnë sigurinë nacionale të vendit, por që ka edhe ndikim në përmasa rajonale”, është shprehur ai.

Sipas ekspertit, ekstremistët serbë që po trajnohen në Serbi, janë kontraktorë privatë ushtarakë, që qëllim kanë aneksimin e tërë terrorit të Kosovës.

“Trajnimi i grupeve terroriste që në fakt janë kontraktorë privatë ushtarakë, që mision kanë veprimet ushtarake brenda një territorit për të marrë pikat neurologjike dhe mbajtjen e atyre pikave deri në avancimin e mëtutjeshëm të pjesës tjetër brenda shtetit të Serbisë, padyshim është aneksimi i pjesës veriore me tendencë tërë territorin e Kosovës.

Sulmet mund të ndodhin në momentin që do të kemi dritën jeshile të Serbisë në nivel politik për destabilizim të rajonit në tri pika kryesore, në veri të vendit Kosovë, në Republikën serbe brenda BiH dhe Podgoricën zyrtare”, ka theksuar Drizan Shala për “Bota sot”.

Ai ka komentuar edhe për grafitet nacionaliste serbe, që janë shfaqur së fundmi në Komunën e Zveçanit.

“Këto grafike janë në vazhdën e luftës hibride që Serbia është duke zhvilluar që nga 2019 e këndej, me theks të veçantë 2021”, ka thënë Shala.

Në këto grafite është përsëritur mbishkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, në të cilit është vendosur edhe data 24 shtator, ku në këtë datë vitin e kaluar një grup paraushtarak serb kishte kryer sulm në Banjskë, ku si pasojë e të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Mos bërtisni, ne jemi këtu për t’iu ndihmuar”, është një tjetër grafit./Bota Sot

TË FUNDIT
31 minuta
Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it
33 minuta
SHBA e konsideron Dodikun si kërcënim për sigurinë
50 minuta
Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti flet për planin e ri të rritjes
54 minuta
Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?
10 orë
Mësohen emrat e grupit negociator nga VLEN në bisedimet me VMRO-DPMNE-në

ME TE LEXUARA

22 orë
Kurti bisedon me drejtuesit e partive Alternativa dhe Guxo për zgjedhjet e reja
10 orë
Mësohen emrat e grupit negociator nga VLEN në bisedimet me VMRO-DPMNE-në
22 orë
Sfidat e Maqedonisë së Veriut në rindërtim dhe zhvillim
54 minuta
Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?
21 orë
Nasim Haradinaj detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në Kosovë, Haga nuk e lejon të shkojë në Suedi
50 minuta
Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti flet për planin e ri të rritjes
21 orë
Glavçev: Bullgaria e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
33 minuta
SHBA e konsideron Dodikun si kërcënim për sigurinë

LEXO MË SHUMË

vmro vlen

Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it

Dodik Murphy

SHBA e konsideron Dodikun si kërcënim për sigurinë

Albin Kurti Shkup

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti flet për planin e ri të rritjes

fico atentat

Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?

vmro vlen negociata

Mësohen emrat e grupit negociator nga VLEN në bisedimet me VMRO-DPMNE-në

fico atentat

VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë

vmro vlen negociata

Nëse VLEN do ta marr kryeparlamentarin, këto janë emrat e përfolur?

gordana siljanovska davkova

Kjo është pasuria e presidentes së sapozgjedhur Siljanovska-Davkova

Hajrulla Ceku

Euro 2027 organizim i përbashkët Shqipëri-Serbi, reagon ministri i Kosovës: Nuk na treguan dhe nuk na pyetën fare

INFO

NA NDIQ