Besar Durmishi
Kjo në foto që po shihni është një epruvetë e cila kushton 170 denarë, me sasi 250 ml. Kjo “ndihmë” e ardhur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të udhëhequr nga Naser Nuredini është donacion për shkollën e mjekësisë së Tetovës. Se kryetari dhe ministrat e BDI-së gënjejnë qytetarët kur thonë se për ta të gjitha komunat janë njësoj, kjo epruvetë ua nxjerr në pah gënjeshtrat. Për këtë donacion qesharak duhen rregulluar një sërë dokumentesh dhe procedura ligjore.
Ky pushtet i BDI-së ndihmon kështu, për shqiptarët epruveta, ndërsa për komunat maqedonase investime kapitale në vlerë qindra-mijëra eurosh.
Nëse hulumton tregun, del se në treg ka epruvetë me 500 ml, që kushton 130 denarë, (40 denarë më pak se epruveta 250 ml e ministrit të BDI-së).
Epruveta ngel epruvetë, ndërsa këta edhe në epruvetë manipulojnë dhe vjedhin në çmim. Qoftë edhe për 40 denarë!
Ministër, shihet takati Juaj dhe i partisë Tuaj. Herën tjetër po ua falim 1000 denarë!
https://www.facebook.com/581110659/posts/pfbid02Cp4G9RhayfhJY1eEKi77Hab1CW6ak8TP547BGehWYEsmZxbbEbTLNSbo8zLutXeel/?mibextid=UUgoR4