Hetimi ndaj nipit të Ahmetit në vendnumëro, Prokuroria s’ka arritur t’i verifikojë provat

Picture of ina-online
ina-online

04/05/2024

Prokuroria Themelore Publike katër muaj nuk ka arritur t’i verifikojë dhe sigurojë provat për lëndën ku Drin Ahmeti, nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, dyshohet për tregti ilegale me mjete piroteknike, pasi në mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 2023 u arrestua nga policia.

“Në lëndën me mjetet piroteknike po ndërmerren veprime të verifikimit dhe sigurimit të provave”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Prokuroria nuk jep detaje se çfarë është bërë me ekspertizën e mjeteve piroteknike e cila u nis në janar të këtij viti, me qëllim që të vërtetohet vepra e mundshme penale.

Ahmetit, në natën kritike të 30 dhjetorit, gjatë një kontrolli të policisë në Shkup, në veturën e tij Range Rover me targa të Shqipërisë, i janë kapur rreth 750 copë mjete piroteknike, vlera të cilave arrin disa mijëra euro.
Për rastin në fjalë pati reagime edhe nga partitë opozitare duke theksuar se veprimtaria e Drin Ahmetit dëshmon se familja e kreut të BDI-së, është e përfshirë në biznesin me mjete piroteknike, gjë që është mohuar kategorikisht nga BDI.

Drin Ahmeti, u bë i njohur në opinion pasi u zbulua se ishte pronar i 39% të aksioneve të Qendrës Tregtare Soravia në Shkup. Pavarësisht se kostoja e aksioneve kushton disa miliona euro, Drin Ahmeti u sqarua para opinionit se ai këto aksione i kishte marrë pa investuar asnjë qindarkë. Sqarimi i tij, ishte se së bashku me biznes-partnerin e tij nga Shqipëria, Vladimir Pjetër Gjoka, e kanë blerë Soravian nëpërmjet linjës kreditore të bazuar në idenë e biznesit, të cilën banka ia ka besuar. Për dyshimet rreth shitblerjes së Soravias, Antikorrupsioni hapi lëndë, fati i të cilës ende nuk ka epilog. Pos tyre, edhe Prokuroria për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka paralajmëruar se do ta hetojë rastin, por lënda ka mbetur ende në fazën e parahetimit./Alsat.mk

TË FUNDIT
4 orë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
12 orë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
14 orë
Çka nëse Mickoski e fton ASh-në në Qeveri? Përgjigjet Sela
14 orë
Kryetari i Gjykatës Administrative i hedh poshtë pretendimet se ushtron presion ndaj gjykatësve që vendosin për ankesat e Frontit evropian
14 orë
Ilir Meta: Shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

24 orë
E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë
18 orë
Micotakis me kërcënim të ri: Do t’ju bllokojmë për në BE! Mickoski: Në vend të urimeve, morëm muskuj politik!
24 orë
Gjendet një granatë e pa shpërthyer që nga Lufta e Parë Botërore
18 orë
Taravari: Përshëndetje nga Shkupi...
1 ditë
Mot me diell dhe i ngrohtë ,me temperaturë deri 25 gradë
23 orë
Krasniqi ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, pjesë e “Grupit të Kondovës”
18 orë
Mëgimtarët e fshatit Çerkez, shembull se si duhet atdheu

LEXO MË SHUMË

Moti_26-780x470-1

Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima

IMG_2188

Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi

Ziadin Sela

Çka nëse Mickoski e fton ASh-në në Qeveri? Përgjigjet Sela

Burim Sejdini

Kryetari i Gjykatës Administrative i hedh poshtë pretendimet se ushtron presion ndaj gjykatësve që vendosin për ankesat e Frontit evropian

ilir-meta

Ilir Meta: Shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Dy deputetë mohojnë se do t’i bashkohen VMRO-DPMNE-së

Bujar Osmani

Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë

mickoski vmro-dpmne

Këto janë emrat për ministra nga VMRO-DPMNE?!

mergimtaret

Mëgimtarët e fshatit Çerkez, shembull se si duhet atdheu

INFO

NA NDIQ