​Fëmijët rrezikohen nga teknologjia, ja çka rekomandojnë psikologët dhe sociologët

Picture of INA
INA

01/04/2024

Përdorimi i teknologjisë informative nga fëmijët duhet të jetë nën mbikëqyrje nga prindërve, sepse ata mund të bëhen preh e mashtrimeve dhe manipulimeve, gjë që mund të përfundojnë në lloje të ndryshme të radikalizmit politikë apo socio-kulturor, por edhe të bien në kthetra të ndryshme pornografike apo pedofilie.

Sociologët dhe psikologët thonë se lojërat e ndryshme po bëjnë fëmijët agresiv në jetën e përditshme, por po ndikojnë edhe në cilësinë në arsim.

Sociologu Genc Xërxa thotë për KosovaPress, se fëmijët mund të ndikon negativisht nga teknologjia dhe kjo shndërrohet në ankth.

“Teknologjia, sidomos kjo teknologjia informative duhet të jetë nën mbikëqyrje nga prindërit, varësisht edhe nga mosha të tyre sepse në vete përmban edhe rreziqet të ndryshme. Ne mund të dimë që fëmijët mund të bëhen preh e mashtrimeve manipulimeve. Fëmijët shumë lehtë mund të mashtrohen apo siç thash edhe të manipulohen, siç ishte edhe rasti i fenomenit “balena blu”, dikur.

Pastaj mund të përfundojnë në lloje të ndryshme të radikalizmit, ekstremeve të ndryshme, qofshin ato politike apo socio-kulturore, pastaj mund të përfundojnë nëse nuk kanë mbikëqyrje të rregullt edhe në kthetra të ndryshme pornografike apo pedofilie. Prindërit duhen që gjithnjë t’iu qëndrojnë afër, t’i mbikëqyrin dhe të kenë kohën e kufizuar gjatë përdorimit të teknologjisë informative”, potencoi Xërxa.

Sipas tij, teknologjia te fëmijët e vegjël mund të ndikojë shumë rënd edhe gjatë gjumit të tyre për shkak të imazheve që ata i shohin shumicën e kohës.

“Nuk ka ndonjë matje sociometrie tek ne dhe dallohet që sipas disa perimetrave psikologjike, ndikon negativisht edhe në psikologjinë e fëmijëve, pasi që ato moshat foshnjore apo fëmijët e vegjël, të gjitha ato imazhe të cilat i marrin nëpër mjet e teknologjisë informative, shumicën e rasteve janë edhe jo të perceptueshme për moshën e tyre, kështu që kamë dëgjuar që mund të shkaktojnë edhe strese apo ankthe të ndryshme gjatë gjumit, kështu që duhen vazhdimisht të kontrollohen dhe nuk do ta preferoj që nënat t’ia japin foshnjave telefon.

Mendoj që duhet të kenë lodra apo mënyra se si të njoftohen me botën dhe për rrethin në të cilin ata e frekuentojnë fëmijët…Po është sidomos ata fëmijë që kanë predispozita dhe krijojnë varësi nga lojërat e ndryshme duke e marrë pjesë dhe duke garuar në lojëra të ndryshme, krijohet kompetentë dhe çdoherë dihet që pjesë e lojës është edhe humbja dhe nëse të fëmijët nuk mund që ta fitojnë dhe të marrin më të mirën nga ajo lojë, atëherë ajo mbërrin deri te një lloj frustrimi apo nervoze në të cilën mund të shfaqen edhe në mënyra të ndryshme”, u shpreh Xërxa.

Besa Grajqevci, psikologe, thotë për KosovaPress, se zhvillimi i teknologjisë po ndryshon sistemin jetësor dhe se përveç të rriturve, po ndikohen edhe fëmijët. Ajo propozoi që fëmijët e moshave të hershme të mos ekspozohen në ekrane.

“Në kohën e fundit, d.m.th zhvillimi teknologjik ka ndryshuar sistemin jetësor të njerëzve dhe në këtë aspekt përveç ne të rriturve, po ndikohen edhe fëmijët. Te moshat e hershme nuk është në rregull, nuk është mirë që të ekspozohen shumë ekraneve, të paktën deri në dy vjeçar të mos i ekspozojnë asnjë lloj ekrani, coftë televizionit, kompjuterit apo telefonit.

Edhe te tek rriturit ndikon shumë por sidomos te zhvillimi psikik dhe emocional i fëmijëve, ka një ndikim shumë të madh te moshat e hershme, është e rëndësishme që prindërit të luajnë dhe të merren më shumë me fëmijën dhe të jenë të pranishëm fizikisht në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, jo t’iu ekspozohen shumë ekranit sepse po bëhet ajo dembelia e fëmijëve dhe po humb mendimi, po humb socializmin e fëmijëve, gjithashtu po ndikon në rritjen, shtimin e opozitetit për shkak se fëmijët nuk po janë shumë aktiv, përveç ushqimit, po ushqehen direkt në telefon, njëjta ndikon edhe tek agresiviteti i fëmijëve, po kanë më shumë sjellje agresive, sidomos kur po dalin në rrugë ose në markat e hasim një nënë me fëmijë dhe ka sjellje shumë agresive dhe është teknologjia që po e rrit agresivitetin për shkak të përdorimit të pakontrollueshëm nga ana e prindërve”, tha Grajqevci.Përveç efekteve të këqija, ajo thotë se përdorimi i teknologjisë, ka edhe efekte të mira. Sipas saj, gjithçka është e varur se si e shfrytëzojmë teknologjinë dhe se ajo duhet të shfrytëzohet sa është e nevojshme për zhvillimin e fëmijëve.

“Ka edhe efekte të mira, varet ne sa dimë ta shfrytëzojmë, si të rriturit, edhe fëmijët, njësoj duhet ta shfrytëzojmë për atë që është e nevojshme për zhvillimin e fëmijëve, të mësojnë diçka apo të lexojnë diçka është shumë në rregull, kur po hymë në lojëra të ndryshme që po janë shumë të dëmshme lojëra me vrasje, me dhunë, automatikisht fëmijët po bëhen agresiv, në momentin që shfrytëzohet për të mirë, edhe të rriturit, edhe te fëmijët, ka efekt shumë pozitiv, por gjithmonë duhet ta ndajmë një kohë të caktuar për përdorimin e teknologjisë. Gjithashtu, është e rëndësishme që fëmijët të kontrollohet nga prindërit në çfarë aspekti po e përdorin”, u shpreh Grajqevci.Se kjo dukuri është duke u përdorur shumë nga fëmijët dhe po i largon nga angazhimi në arsim, e thotë sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj.

Sipas tij, në çdo shkollë duhet të ketë psikolog të cilët i tregojnë fëmijëve se cilat janë efektet e mira dhe ato të këqija nga teknologjia.

“Telefonat dhe mediat sociale në shoqërinë tonë dhe në sistemin arsimor, gjeneratat tona po kanë efekt shumë negativ në sistemin edukativo-arsimor sepse fëmijët janë gjithmonë të angazhuar mbas lojërave të ndryshme, në media sociale, do të thotë mësimi po mbetet mbrapa, po kemi ngecje në mësim. Unë kam fëmijë të familjes time që gjithë kohën e kalojnë në telefon e mësimet i lenë anash. Kisha bërë apel te të gjithë prindërit e Kosovës dhe të gjithë ligjëruesit të Kosovës me përdorë metoda edukativo-arsimore, psikologjike që t’i largojnë nga telefonat, sa më larg mediave sociale me qenë të koncentruar gjithmonë drejt mësimit, drejt sistemit arsimor, drejt rritjes së cilësisë në arsim…

Mund të arrijnë një inteligjencë në një lami të caktuar por ka efekte shumë anësorë, ka efekte edhe në shëndet, sidomos sytë dëmtohen duke përdorur telefonin, janë të pa mbrojtur dhe fëmija kur të koncentrohet në telefon, është e pa mundur që ai të koncentrohet në mësim, gjithmonë e mendon rrjetet sociale, të lojërat e ndryshme. Kjo është ndër arsyet më të mëdha që duhet të largohet kjo dukuri që po na pengon shumë në sistemin e arsimit. Kisha preferuar që të ketë edhe psikolog që në çdo shkollë nga një orë mësimore me nga një psikolog për telefonin, për mediat sociale, për efektet anësorë, ato pozitive që të vedisohen fëmijët tanë, nxënësit tanë,” tha Balaj. /KP/

TË FUNDIT
6 orë
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?
7 orë
Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja
7 orë
Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë
7 orë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C
7 orë
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

ME TE LEXUARA

7 orë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C
7 orë
Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë
7 orë
Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja
6 orë
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?
7 orë
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

LEXO MË SHUMË

Apple-1

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

hackers_security_password-100004008-gallery-1

Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë

samsung

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C

chat-gpt

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

Klinika-Shkup

Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë

INFO

NA NDIQ