Garip Kaba: Struga, surprizë që do t’i jap goditjen përfundimtare pushtetit!

ina-online
ina-online

27/03/2024

Më 8 maj votuesit shqiptarë me mbështetjen e fuqishme për opozitën shqiptare të kurorëzuar në koalicionin VLEN, do ta dërgojnë përfundimisht BDI-në e Ahmetit në opozitë.

Ky është konstatimi i Garip Kabës, themeluesi të ASH-së dhe një nga shtyllat e kësaj partie nën drejtimin e Arben Taravarit.

Kaba shtoi se rezultati zgjedhor në Strugë do të jetë befasi për pushtetin sepse pikërisht në Strugë do ta pësojnë, sipas tij, goditjen nga votuesit opozitarë.

“Dua t’ju them se do t’i zhgënjej të gjithë ata që mendojnë se do ta kenë të lehtë për Strugën dhe jo vetëm. Për Strugën dhe gjithë zonën numër 5, do të kenë një surprizë të këndshme që do të kurorëzohet me një fitore bindëse për opozitën shqiptare. Këtë surprizë mesiguri se qytetarët do të mund ta vërejnë më konkretisht në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Garip Kaba në një intervistë për Alsat.

Themeluesit e ASH-së në Strugë, siç thotë Garip Kaba, nuk janë me Ziadin Selën, por në Aleancën e vërtetë dhe me Arben Taravarin./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

zeqirija ibrahimi

Zeka: Artan Çorapelarmi pse e ndërroi derën e hyrjes së pallatit?!

1c2bae74-f99a-4f78-bbde-4a696529c956

Kasami viziton Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën

INFO

NA NDIQ