Gazetarit shqiptarë në Zvicër i digjet vetura, por fatmirësisht shpëton

INA
INA

31 Maj, 2023

Një zjarr ka shpërthyer të dielën në autostradën A1 pranë Utzenstorfit në Zvicër. Me këtë rast është shkatërruar tërësisht një veturë

Një veturë ka marrë flakë pasditen e së dielës në autostradën A1. Këtë e raporton njësia e mbrojtjes dhe shpëtimit e Bernës në mediat sociale, transmeton portali Shtegu. Vetura ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Bernës, kur shpërtheu zjarri pranë Utzenstorfit.

Kur kanë arritur ekipet e shpëtimit, vetura tashmë ishte në flakë . Megjithatë, zjarri u shua shpejt. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar.

Të mobilizuara ishin edhe Policia Kantonale e Bernës dhe policia ushtarake.

Rastin e ka konfirmuar edhe personalisht gazetari Kasam Selimi, i cili në profilin e vet në Facebook ka shkruar:

“Krijuesit të botërave, Zotit të gjithësisë i takon falënderimi për mbrojtjen nga çdo më e keqe! Përpara fatkeqësive, njeriu ishte i pafuqishëm.

Vetura ime personale gjatë ditës së djeshme, u dogj e tëra në autostradën në drejtim të Bernit. Falë Zotit dola shpejt dhe isha i vetëm në veturë.
Të parët në ndihmë mu gjenden policia ushtarake, të cilit kishin qenë pas meje, pastaj policia kantonale dhe zjarrfikësit. I falënderoj shumë për angazhimin dhe ndihmesën e treguar.

Në ato momente vështirësie e fatkeqësie, tepër shumë ma lehtësuan komunikimin në gjuhën shqipe, nëpunësja shqiptare te sigurimi dhe shoferi i transportit të automjetit. Çdokujt që është kujdesur në këto momente, qoftë me thirrje, mesazhe dhe familjarëve me vizitita, i falënderoj pa masë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

greqi policia

Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

Foto: Ilustrim

Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

vrasje

E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

thanas carka

Shqiptari Thanas Çarka: Ja përse kandidoj për Këshillin Bashkiak të Athinës

INFO

NA NDIQ