Google “hedh dorashkën” duke sjellë Bard, rivalin e ChatGPT

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Google do të sjellë së shpejti rivalin e chatbot-it ChatGPT. Bard është chatbot-i me inteligjencë artificiale i cili para se të hidhet në treg do të përdoret nga një grup testuesish. Bard është ndërtuar mbi modelin ekzistues të Google Lamda, i cili është krahasuar me trurin e një njeriu e madje një prej inxhinierëve besonte se Lamda kishte ndjeshmëri.

Gjigandi i teknologjisë ka njoftuar gjithashtu se do ketë mjete të reja të Inteliugjencës artificiale për të përdorur motorët e kërkimit. Chatbot-et e AI janë krijuar për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të gjetur informacione. Për të arritur këtë ata përdorin të gjitha njohurit të cilat tashmë janë në internet ndaj ka shqetësime se ndonjëherë ata mund të përfshijnë informacione fyese apo të pavërteta.

“Bard do të arrijë të kombinojë gjerfësinë e njohurive të botës me fuqinë, inteligjencën dhe krijimtarinë e modeleve tona të mëdha gjuhësore”, ka thënë Sundar Pichai CEO i Google.

Pichai shtoi se ai dëshironte që shërbimet e AI të Google të ishin “të guximshme dhe të përgjegjshme”, por nuk shtjelloi se si Bard do të parandalohej nga ndarja e përmbajtjeve të dëmshme ose abuzive.

Njoftimi i Google vjen në një kohë kur flitej se Microsoft është gati të sjellë chatbotin e AI-së ChatGPT në motorin e tij të kërkimit Bing, pas një investimi miliarda dollarësh në firmën pas tij, OpenAI.

ChatGPT mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe të kryejë kërkesat në formë teksti, bazuar në informacionin nga interneti siç ishte në vitin 2021. Mund të krijojë fjalime, këngë, kopje marketingu, artikuj lajmesh dhe ese studentësh.

Aktualisht është falas për njerëzit që ta përdorin, megjithëse i kushton firmës disa qindarka sa herë që dikush e bën. OpenAI njoftoi së fundmi një nivel abonimi për të plotësuar aksesin falas.

Por qëllimi përfundimtar i chatbot-eve qëndron në kërkimin në internet, zëvendësimin e shumë faqeve faqeve në internet me një përgjigje përfundimtare.

Sundar Pichai tha se njerëzit po përdorin kërkimin në Google për të bërë pyetje më të komplikuara se më parë.

Ndërsa, një pyetje e zakonshme për pianon në të kaluarën mund të ketë qenë se sa taste ka, tani ka më shumë gjasa të jetë nëse është më e vështirë për t’u mësuar sesa kitara e cila nuk ka një përgjigje të menjëhershme faktike.

“Inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme në këto momente, duke sintetizuar njohuri për pyetjet ku nuk ka asnjë përgjigje të duhur”, shkroi ai./tvklan.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

meta-logo-1

Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

meta-logo-1

Meta-s i bie vlera për 190 miliardë dollarë

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

whats-up

WhatsApp po krijon një opsion të ri që përdoruesit të ndajnë imazhe, dokumente etj pa qenë të lidhur me interneti

insta-600x360

Meta integron një chatbot të AI në mesazhet në Instagram

tik tok

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

INFO

NA NDIQ