Grupi i zjarrit” është shumë më i rrezikshme për Ali Ahmetit sesa Sela për Thaçin

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/01/2023

shkruan Sulejman Mehazi

Përçarjet brenda BDI-së tregojnë se kësaj partie të fuqishme i ka hyrë në mes djalli i mallkuar e do ta bëjë pikë e pesë, nuk është e rastësishme që miqtë e Ali Ahmetit nominohen si “Grupi i zjarrit”, pasi origjina e djallit është nga zjarri, ky zjarr do djegë jo vetëm çatinë e BDI-së, por edhe tërë shtëpinë e familjes së madhe të kësaj partie, kështu që BDI-së e Ali Ahmetit me “Grupin e zjarrit” dita ditës pritet të vlojë, djegë e përvëlojë anëtarët e kësaj partie të pamposhtur.

Edhe pse kryetari, Ali Ahmeti, mundohet të arsyetohet se nuk ka përçarje “zjarresh e xixash”, por e vërteta është se kryetarit të BDI-së i kanë dalë kundër e përballë bashkëpuntorët më të afër partiak për t’ia copëtuar e dobësuar partinë e tij.

Nëse zotëri Ali Ahmeti mendon se partia e BDI-së është pasardhëse e LPK-së, gabon rëndë, për shkak se të LPK-së kanë qenë idealistë deri në flijimin e jetës për çështje madhore kombëtare, kurse anëtarët e partisë së tij kanë vetëm ideale materiale për t’u pasuruar vetë.

Ali Ahmeti ende shkon me mentalitete idealiste ushtarake, se BDI-ja është misionare, por gënjehet rëndë pasi partitë politike nuk janë misionare, por funksionale, qeverisëse, pushtetare me mentalitete epshorësh, karrieristësh, lakmish e interesash personale dhe korruptive.

Nëse partitë opozitare nuk kishin fuqi ta mposhtnin BDI-në, si duket këtë fuqi e kanë “Grupi i zjarrit” brenda BDI-së.
Edhe pse Ali Ahmeti ironizon se nuk ka “zjarr, por xixa”, por e vërteta e së vërtetës është se jo vetëm zjarri ju ka hyre brenda partisë së tij, por anija e madhe e kësaj partie do shpohet nga plumbat e zjarrta për t’u fundosur në oqeanin e madh të humbjes.

PDSH-në e Thaçit e mundi vetëm një person, Zijadin Sela, me ndarjen e PDSH-së në ASH, kurse “Grupi i zjarrit” është shumë më i rrezikshme për BDI-në e Ali Ahmetit sesa Sela për Thaçin. Misioni kombëtar i Ali Ahmetit është kthyer në interesa personale partiake.

TË FUNDIT

“BDI-ja është leksion i mësuar”

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

Hoda dënon djegien e flamurit, thotë se s’ka menaxhim politik

Në Maqedoni janë aktivë gati 2 milionë numra të celularëve, ja sa persona shfrytëzojnë “post-pejd” e sa “pri-pejd”

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË