Kovaçevski mohon skenarin për bojkot më 8 maj

Picture of INA
INA

26/04/2024

Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski mohon kategorikisht zërat që thonë se partia e tij përgatit skenarë për bojkotim të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, pak ditë pas rezultatit jo të favorshëm në rrethin e parë.

Ai thotë se fton qytetarët të dalin në votime. Nga ana tjetër, sa i takon përgjegjësisë për rezultatin, Kovaçevski thotë se LSDM-ja do të ketë kongres llogaridhënës dhe me pas zgjedhje brendapartiake.

Kreu i LSDM-së nuk potencon nëse kërkon mbështetje nga ndonjë parti konkrete për rrethin e dytë dhe ju referua deklaratës së Pendarovskit.

“Ai shumë qartë e tha se do ta kërkojë mbështetjen nga qytetarët dhe jo nga kandidatët që nuk u plasuan në rrethin e dytë. Sa u takon bisedimeve me partitë politike, është normale se si kryetar i LSDM-së, kam edhe unë por edhe kemi bisedime me partitë politike në disa nivele dhe i ftojmë të gjithë në dalje masive në zgjedhjet më 8 maj dhe të zgjedhim president me të cilin do të kemi të ardhme të sigurt evropiane”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja nuk e fsheh që synon mbështetjen e votuesve shqiptar në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Nga partia e Mickoskit thonë mjaft vota nga etnitë e tjera kanë marrë edhe në rrethin e parë.

“VMRO-DPMNE-ja ua shtrin dorën të gjithëve. Është momenti që të bashkohemi rreth idesë që më të mos funksionojmë si deri më tani por të investojmë në liri të vërtetë, mirëqenie të vërtetë dhe bashkëjetesë të vërtetë, veçanërisht në njësinë e gjashtë zgjedhore. Është koha që bashkë t’i kundërvihemi krimit dhe Maqedoninë ta bëjmë tonën dhe krenare”, u shpreh Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Edhe partitë shqiptare vijojnë aktivitetet në terren për të siguruar më shumë mbështetje në zgjedhjet parlamentare. Të pyetur për mundësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve dhe para formimit të qeverisë, kreu i Besës Bilall Kasami thotë se ndryshimet do të ndodhin pavarësisht se me cilën parti do të bëjnë koalicion.

“Në një qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN, sigurisht që ajo do të jetë një qeveri që do të garantojë integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe sigurisht që e kemi thënë edhe më herët që në një qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë, qoftë me VMRO-në ose me cilëndo parti politike, të bëhen ndryshimet kushtetuese. Prandaj ne kur themi se do të bëhen ndryshimet kushtetuese, nuk jemi si BDI që për dhjetë vite qeverisi me VMRO-në dhe nuk e bëri hapin më të vogël drejt integrimit në BE”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Dy kandidatët për president Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski do të përballen përsëri në rrethin e dytë, në të njëjtën ditë kur partitë politike do të masin forcat në zgjedhjet për deputetë. Të pakënaqurit me rezultatin e 24 prillit thonë se do të bëjnë përpjekje ta rrëzojnë atë, kurse ata që ishin të kënaqur me rezultatin thonë se do të bëjnë përpjekje për ta ruajtur atë. /Alsat.mk/

TË FUNDIT
3 minuta
Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze
24 minuta
Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit
26 minuta
"Nëse je musliman mos voto" - sërish fletushka dhe grafite nëpër Çair të Shkupit (FOTO)
34 minuta
Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor
1 orë
Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024

ME TE LEXUARA

1 ditë
Sot dita e fundit e fushatës, VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë
20 orë
Izet Mexhiti: Me plot bindje ju them, ndryshimi ka filluar, nuk ka forcë që e ndal
2 orë
Me kuaj në malin e thatë të Dërvenit, destinacioni që po mahnit turistët
1 ditë
BDI dhe patericat e saj
10 orë
Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare
1 ditë
Organizata e Bashkëpunimit Islamik mbështet rezolutën për Srebrenicën
22 orë
Fronti Europian e mbajti tubimin përmbyllës! Hoxha e Thaçi me fjalor më të ashpër, reagon Kasami
6 orë
Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna! Vazhdojnë kërkimet për nënën

LEXO MË SHUMË

vucic xi jinpin

Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze

kremlin-putin

Ambasadori i Maqedonisë në Moskë nuk shkoi në inaugurimin e Putinit

mesazhe mos voto

“Nëse je musliman mos voto” – sërish fletushka dhe grafite nëpër Çair të Shkupit (FOTO)

komuna e cairit

Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor

qeveria

Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024

fletvotime-zgjedhje

Qytetarët nesër do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në linjë telefonike pa pagesë

Screenshot_20240507-152126~2

Me kuaj në malin e thatë të Dërvenit, destinacioni që po mahnit turistët

IMG_1900

Kallëzim penal në Prokurorinë e Kumanovës ndaj 8 vetave për parregullsitë në Likovë (Dokument)

gjykata-supreme

Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në ARS

INFO

NA NDIQ