Juventusi mëson çmimin e Zhegrovës, Arsenali futet në garë

Picture of INA
INA

27/04/2024

Drejtori sportiv i Juventusit, Kristiano Xhiuntoli, ka kontaktuar ekipin francez Lille për të eksploruar një transferim të mundshëm të yllit kosovar Edon Zhegrova. ‘Bianconerët’ po bëjnë përgatitjet e para për një afat kalimtar veror shumë të rëndësishëm, pasi është shtruar nevoja që të rindërtohet ekipi, teksa po synojnë që të lëvizin në drejtimin e duhur.

Një sulmues i ri është i domosdoshëm, veçanërisht pasi bisedimet për kontratën e Federiko Kiezas kanë dështuar që të prodhojnë një rezultat. Zhegrova në anën tjetër ka vazhduar të rritet si futbollist dhe të shkëlqejë për Lille këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar nëntë asistime në 43 ndeshje të luajtura.

Verën e kaluar, Zhegrova ishte lidhur me një sërë klubesh, ku përfshihen emra të ekipeve të mëdha si Arsenal, Milan dhe Napoli. Siç u raportua nga “Calciomercato”, Juventusi dërgoi skautë për të monitoruar nga afër Zhegrovën në disa ndeshje këtë sezon, dhe drejtori Xhiuntoli së fundmi bëri kontakt për të kuptuar më shumë rreth çmimit të tij, duke mësuar pra që çmimi i tij është 15 milionë euro.

Aftësitë taktike të 26-vjeçarit, aftësitë teknike dhe personaliteti i tij, e kanë bërë atë një opsion atraktiv për ‘Zonjën e Vjetër’, të cilët për të siguruar shërbimet e tij duhet të mposhtin konkurrencën nga Arsenali.

TË FUNDIT
5 orë
Tuchel kryqëzon arbitrin pas ndeshjes: “Nuk e di ku e gjeti guximin…!”
5 orë
Ancelotti tregon sekretin ndaj Bayernit: “E merituam, ndeshja përfundon kur gjyqtari i bie bilbilit!”
5 orë
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen
5 orë
Matthijs De Ligt, për golin e tij të anuluar: “Është pak e turpshme”...
5 orë
Champions League/ Statistikat e çmendura të Realit, u kualifikuan në finalen e 18-të...

ME TE LEXUARA

1 ditë
Leao në krizë dhe pa oferta, i duhet të ringrihet te “Djalli”
1 ditë
Neuer: Jemi përgatitur edhe për penalltitë, nuk kemi frikë. Goli i parë do të jetë vendimtar
1 ditë
Sonte mësohet finalisti i dytë, formacionet e mundshme: Real Madridi – Bayerni
1 ditë
Chelsea e nxjerr në shitje, Serie A “tërbohet” pas Brojës: Inter, Milan e Napoli në garë
1 ditë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin
22 orë
Prilli, muaji sërish me temperatura rekord/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Po shkojmë drejt…
1 ditë
Gol dhe spektakël, dërgoi Beshiktash në finale, Muçi, është ai idhulli i tifozëve
18 orë
Taravari: Nesër zbulojmë programin e VLEN-it, pika e parë – rruga evropiane

LEXO MË SHUMË

tuchel

Tuchel kryqëzon arbitrin pas ndeshjes: “Nuk e di ku e gjeti guximin…!”

Anceloti

Ancelotti tregon sekretin ndaj Bayernit: “E merituam, ndeshja përfundon kur gjyqtari i bie bilbilit!”

Mbappe

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Matthijs de Ligt

Matthijs De Ligt, për golin e tij të anuluar: “Është pak e turpshme”…

vinicius real

Champions League/ Statistikat e çmendura të Realit, u kualifikuan në finalen e 18-të…

belingam real madrid

Përmbysje thriller ndaj Bayernit, Reali në finalen e Champions

arben taravari

Taravari: Nesër zbulojmë programin e VLEN-it, pika e parë – rruga evropiane

moti nxehti temperatura-termometri

Prilli, muaji sërish me temperatura rekord/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Po shkojmë drejt…

Armando Broja

Chelsea e nxjerr në shitje, Serie A “tërbohet” pas Brojës: Inter, Milan e Napoli në garë

INFO

NA NDIQ