Kongresi Amerikan voton pro ndalimit të TikTok në SHBA

Picture of ina-online
ina-online

21/04/2024

Kongresi Amerikan- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi sot (e shtunë) legjislacionin që do të ndalojë zyrtarisht TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ligjit të miratuar, TikTok do të ndalohet të përdoret në SHBA nëse pronari me bazë në Kinë i platformës së njohur të mediave sociale, ByteDance Ltd, nuk i shet aksionet e tij brenda një viti.

Ligji u miratua me 360 vota pro dhe 58 kundër dhe tani kalon për miratim final në Senatin amerikan, raporton noa.al duke cituar AP.

Kompania reagoi duke deklaruar se ligji do të shkojë në gjykatë sepse po kërkohet t’i privohet 170 milionë përdoruesve të aplikacionit në SHBA duke u shkelur të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë.

Nisma ligjore erdhi pasi autoritetet në SHBA dhe sidomos zyrtarët e inteligjencës, janë të shqetësuar se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance të dorëzojë të dhënat e përdoruesve amerikanë ose ta drejtojë kompaninë të rrisë përmbajtjen e TikTok në favor të interesave të saj.

TikTok ka mohuar pohimet se mund të përdoret si një mjet i qeverisë kineze dhe ka thënë se nuk i ka ndarë të dhënat e përdoruesve të SHBA me autoritetet kineze.

Në vitin 2020, gjykatat federale bllokuan një urdhër ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti i atëhershëm, Donald Trump për të ndaluar TikTok. Bllokimi erdhi pasi kompania paditi z.Trump me arsyetimin se urdhri shkelte të drejtat e lirisë së fjalës dhe të procesit të rregullt ligjor.

TË FUNDIT
1 ditë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
1 ditë
Cilat shtete e kanë bllokuar TikTok-un?
1 ditë
Risia e fundit nga Instagram vjen me pasoja për disa përdorues!
1 ditë
Elon Musk zbulon se çfarë do të bëjë me “X”-in
3 ditë
Histori e pabesueshme: gruaja që kaloi testin e saj të 961-të të patentës

ME TE LEXUARA

1 ditë
Elon Musk zbulon se çfarë do të bëjë me “X”-in
1 ditë
Risia e fundit nga Instagram vjen me pasoja për disa përdorues!
1 ditë
Cilat shtete e kanë bllokuar TikTok-un?
1 ditë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

LEXO MË SHUMË

Inteligjenca Artificiale IA

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

tik tok

Cilat shtete e kanë bllokuar TikTok-un?

insta-600x360

Risia e fundit nga Instagram vjen me pasoja për disa përdorues!

Elon Musk X twitter

Elon Musk zbulon se çfarë do të bëjë me “X”-in

vetur-makin-brenda-shofer

Histori e pabesueshme: gruaja që kaloi testin e saj të 961-të të patentës

Apple-1

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

hackers_security_password-100004008-gallery-1

Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë

samsung

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C

INFO

NA NDIQ