Liberalizimi i vizave, Kosova mund të mbetet me 150 mijë qytetarë më pak

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Prill, 2023

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini në një intervistë për GazetaBlic thotë se, liberalizimi i vizave është i mirëpritur, por shpreson që qytetarët e Kosovës mos ta lëshojnë vendin përgjithmonë.

“Një udhëtim mbi 13 vjeçar për Kosovën, një mashtrim i madh që ka ndodhur për kosovarët, një humbje e madhe vjetore. Liberalizimi i vizave është i mirëpritur dhe shpresoj që kjo nuk do të keqpërdorët dhe qytetarët e Kosovës nuk do t’ia mësyjnë Evropës për ta lëshuar Kosovën”, tha ai.

Shahini shtoi se, vetëm vitin e parë nga liberalizimi i vizave, Kosova rrezikon të mbetet me 150 mijë qytetarë më pak.

“Sipas parashikmeve tona që kemi bërë një vit më herët, ku paralajmërimet kanë qenë që nga vitin 2010, 2011, 2016 që do të bëhet liberalizimi, kemi bërë një hulumtim dhe sipas atij, neve vetëm vitin e parë mund të mbesim me 150 mijë qytetarë më pak. Një vlerë e madhe e cila pritet të lëviz drejt Evropës, për të gjetë mundësi për të punësuar”, theksoi Shahini.

Sipas tij, Kosova duhet të merr masa të menjëhershme për të parandaluar një tendencë të tillë të qytetarëve të Kosovës. “Kosova duhet menjëherë të merr masa, të bën një strategji se si ta ruan fuqinë punëtore, në mënyrë që të rrit shërbimet, pagat dhe të mban standardin që qytetarët të shkojnë në Evropë, por të kthehen prap”, tha kreu i AKB-së për GazetaBlic.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ