Macron: Javën e ardhshme presim vendime të qarta nga Kosova dhe Serbia

INA
INA

1 Qershor, 2023

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz u takuan të enjten në Moldavi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për t’i kërkuar atyre që të zbusin tensionet aktuale në të dyja vendet e tyre duke mbajtur zgjedhje të reja komunale në rajonet me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ne takuam nga njëra anë presidentin Osmani dhe më pas presidentin Vuçiq dhe sapo u takua të katërt, duke mbledhur dy presidentët rreth tryezës dhe duke kërkuar vendime të qarta për javën e ardhshme”, tha presidenti francez në një konferencë për shtyp pas samitit në Moldavi.

Macron shprehu keqardhjen për “organizimin e keq të zgjedhjeve, ndërkohë që nuk u dhanë garanci për mbarëvajtjen dhe katër kryebashkiakë u zgjodhën me më pak se 5% të votuesve”.

“Ajo që kemi kërkuar nga të dyja palët është shumë e thjeshtë: organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve në këto katër komuna – përkushtimin nga ana e Kosovës – pjesëmarrje në këto zgjedhje në mënyrë të qartë nga ana e palës serbe dhe zgjidhjen me prioritet dhe pa vonesë të çështjes së asociacionit të komunave (me shumicë, shën.red.) serbe nga Kosova”, tha Macroni.

“Secila palë tani do të konsultohet me të veten dhe do të kthehet javën e ardhshme me përgjigje të qarta”, tha Macroni në një konferencë për media pas Samitit të Liderëve Evropianë në Moldavi. /Klankosova.tv

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ