Mediat kroate: BE përfundimisht zbulon skenaret e Vuçiqit, cilat do të jenë pasojat?

ina-online
ina-online

17/03/2024

Veprimet e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilat kanë nxitur shqetësim për stabilitetin në Ballkan, janë duke u vëzhguar me kujdes nga Bashkimi Evropian.

Mediat kroate nxjerrin në dritë një narrativë në të cilën Vuçiq duket të përsërisë modele të ngjashme me ato të Vladimir Putin dhe “Botës Ruse”, duke u ndërhyrë në mënyrë të hapur në çështjet e brendshme të Bosnjës dhe Malit të Zi, dhe duke mos treguar vullnet për bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar në rastin e hetimit të sulmit terrorist në Banjska të Kosovës.
Pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar, Vuçiq ka treguar një qëndrim ambivalent ndaj konfliktit në Ukrainë.

Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ushtarake me Kinën kanë shkaktuar rritje të mosbesimit dhe pakënaqësisë ndaj Serbisë.
Kredibiliteti i Vuçiq si partner i Bashkimit Evropian mori goditje të mëtejshme pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në Beograd.

Numri i madh i parregullsive zgjedhore të raportuara, përfshirë incizime që tregojnë manipulim zgjedhor, të siguruara nga partitë opozitare dhe organizatat e sektorit civil, sollën një reagim të ashpër nga Parlamenti Evropian.

Në një veprim të paprecedent, më 8 shkurt 2024, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkoi pezullimin e financimeve për Serbinë, nëse të njëjtit nuk zbatojnë rekomandimet zgjedhore dhe implikohen në mashtrim zgjedhor. Rezoluta u miratua me një shumicë të madhe votash, duke theksuar shkeljet e shumta të konstatuara gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023.

Për më tepër, eurodeputetët kritikuan ashpër mungesën e përgjigjeje institucionale ndaj akuzave për manipulim zgjedhore nga partia e Vuçiq, si dhe erosionin e lirisë së medias në Serbi, vend i cili ka përjetuar presione dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura.
Parlamenti Evropian argumenton se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë varet nga zbatimi i rekomandimeve zgjedhore kryesore dhe përparimi në reforma që lidhen me agjendën evropiane. Pezullimi i financimit nga BE-ja për Serbinë mund të kenë pasoja të rënda ekonomike për vendin, duke përfshirë ndërprerjen e asistencës financiare dhe teknike, si dhe ndërprerjen e tregtisë të lirë.

Në një kthesë të vonë, Vuçiq ka shpallur zgjedhje të reja lokale në Beograd, duke lënë të hapur pyetjen se a ka vendosmëri të vërtetë për të adresuar akuzat e zgjedhjeve të kontestuara dhe për të nisur një hetim të pavarur dhe të paanshëm.

Kjo situatë sfidon në mënyrë direkte këmbënguljen e Vuçiq për të balancuar ndikimet Lindore dhe Perëndimore dhe tregon se strategjitë afatgjata bazuar në qëndrime dhe politika retrograde mund të përballet me rezistenca dhe kritika të ashpra nga institucionet dhe zyrtarët perëndimorë./Shenja.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

vucic

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

INFO

NA NDIQ