Mercedes-Benz njofton tërheqjen nga tregu të dy modeleve për rrezik zjarri nën ulësen e pasagjerit

INA
INA

21/03/2024

Mercedes-Benz ka njoftuar për një tërheqje nga tregu të 116,020 SUV-ve të ndërtuar nga viti 2019 deri në vitin 2024.

Kjo pasi është konstatuar se kablloja e vendosur nën ulësen e përparme të pasagjerit ka mjaftueshëm energji elektrike sa për të marrë flakë.

Për fat të mirë, marka gjermane nuk ka listuar ndonjë aksident ose lëndim që rezulton nga ky problem, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, edhe pse Mercedes nuk është në dijeni të ndonjë lëndimi nga ky problem, ka 31 raportime në lidhje me këtë çështje nga gushti i vitit 2022 deri në fund të nëntorit 2023.Kështu që duke e konsideruar se kablloja 48 volt mund të jetë një rrezik potencial për sigurinë, prodhuesi do t’i largojë automjetet nga tregu deri sa ta rregullojë këtë problem.

Pra, nëse ulësja juaj ndihet paksa si shumë e ngrohtë, mund të mos ketë të bëjë me temperaturën por me kabllon nën të.

Bëhet e ditur se kjo tërheqje prek automjetet e GLC-Class dhe GLS-Class dhe fillon më 22 mars.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

meta-logo-1

Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

meta-logo-1

Meta-s i bie vlera për 190 miliardë dollarë

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

INFO

NA NDIQ