Mickoski kundër Qeverisë së Përzhinos

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/01/2022

VMRO-DPMNE-ja do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor. Partia e Hristijan Mickoskit do të kërkojë abrogimin e Qeverisë Teknike, ndërsa janë të gatshëm të negociojnë edhe për një njësi zgjedhore.

“Jemi të përgatitur dhe ditëve në vijim do të propozojmë ndryshimin e modelit zgjedhor në të cilin nuk do të ketë më Qeveri teknike, përkatësisht nuk do të ketë 100 ditë humbje kohe për qytetarët dhe Maqedonisë. Do të mbetet vetëm afati kushtetues 45-60 ditë. Nëse flitet për një njësi zgjedhore jemi të gatshëm edhe për atë të bisedojmë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski thotë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, madje është i gatshëm që në zgjedhjet e ardhshme të shkon pa ministra dhe zëvendësministra teknik.

“Nëse kanë frikë që pa Qeveri teknike të shkojnë në zgjedhje neve jemi të gatshëm që të mbetet Spasovski ministër i Brendshëm, le të mbetet ministri i ri për Punë dhe Politikë Sociale, nuk do të ketë zëvendës nga opozita në Bujqësi, Financa dhe Shoqëri Informatike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Mickoski.

Heqja e Qeverisë teknike paraprakisht ishte premtuar edhe nga LSDM-ja. Ndërsa një debat të tillë ish kryeministri Zora Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e kishin zhvilluar në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.

Mickoski aso kohe pajtohej se nuk duhej të kishte Qeveri teknike, por kërkonte ministra dhe zëvendësministra teknik për organizimin e zgjedhjeve.

Mickoski: A jeni i sigurt se nuk duhet të ekziston?
Zaev: Nuk duhet të ekziston. Tani thuhet dhe është mirë të qartësohemi.
Mickoski: Mos e kërkoni pastaj kur të mbeteni në opozitë? Të mos bëni cirk.
Zaev: Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë Qeveri të Përzhinos. Urdhëroni thoni qëndrimin tuaj.
Mickoski: Që kur ishte bërë kisha deklaruar se nuk duhet të ketë Qeveri të Përzhinos
Zaev: Por pse e kërkoni?
Mickoski: Sepse ju jeni Qeveri nga e cila populli nuk ka besim kur organizon zgjedhje.

Abrogimi i Qeverisë teknike luhat premtimin e Zaev për kryeministrin shqiptar dhënë ndaj BDI-së në arritjen e marrëveshjes për Qeveri. Në rast se abrogohet Qeveria teknike, kryeministri shqiptar 100 ditët e fundit të Qeverisë mund të bëhet përmes formës kushtetuese, me dorëheqjen e kryeministrit që nënkupton dorëheqjen e Qeverisë, marrjen e mandatit dhe formimin e kabinetit të ri qeveritar./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

zjarr sllupçan

Zjarret në Maqedoni në rritje, pilotët në pension

shba-2

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

KSHZ-Komisioni

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, partitë vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore

moti-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare

shkelzen-gashi

Gashi zbulon arsyen kryesore pse Kurti u përfshi në zgjedhjet e Maqedonisë

mickoski ilir meta

Ilir Meta i entuziazmuar nga fitorja e kandidates së VMRO-së: Ndryshimi në Maqedoni do sjellë edhe ndryshimin në Shqipëri

Arben Fetai

Fetai: 3.977 herë faleminderit banorëve të komunës së Likovës

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ