Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë, akuzohet se shkeli privatësinë e fëmijëve

Picture of INA
INA

07/06/2023

Microsoft do të paguajë një gjobë prej 20 milionë dollarësh për të zgjidhur akuzat e Komisionit Federal të Tregtisë se ka mbledhur dhe mbajtur në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve që janë regjistruar për të përdorur video-lojërat “Xbox”.

Agjencia akuzoi se Microsofti mblodhi të dhënat pa njoftuar prindërit ose pa marrë pëlqimin e tyre, dhe se gjithashtu i mbajti në mënyrë të paligjshme ato. Këto veprime shkelnin Aktin e Mbrojtjes së Privatësisë në internet të Fëmijëve, deklaroi FTC.

Në një postim në blog, nënkryetari i korporatës Microsoft për Xbox Dave McCarthy përshkroi hapa shtesë që kompania po ndërmerr tani për të përmirësuar sistemet e saj të verifikimit të moshës dhe për të siguruar që prindërit të përfshihen në krijimin e llogarive të fëmijëve për shërbimin.

Këto kanë të bëjnë kryesisht me përpjekjet për të përmirësuar teknologjinë e verifikimit të moshës dhe për të edukuar fëmijët dhe prindërit rreth çështjeve të privatësisë, raporton Associated Press.

McCarthy tha gjithashtu se kompania kishte identifikuar dhe rregulluar një defekt teknik që nuk arriti të fshinte llogaritë e fëmijëve në rastet kur procesi i krijimit të llogarisë nuk kishte përfunduar. Politika e Microsoftit ishte që ato të dhëna t’i mbante jo më shumë se 14 ditë në mënyrë që të lejonte lojtarët të vazhdonin krijimin e llogarisë aty ku e kishin lënë nëse ndërpriteshin.

Marrëveshja duhet të miratohet nga një gjykatë federale përpara se të hyjë në fuqi, tha FTC.

TË FUNDIT

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

Bexheti për mesazhin drejtuar ambasadorëve: Kur dështimi bëhet sistem, shpifja bëhet strategji!

“Bëhen matje nga mjetet toksike në ajrin e Shkupit” – Prokuroria nis hetimin për zjarrin në deponinë në Vizbeg, dyshohet që shkaktua nga materie të rrezikshme

“Hondurasi ngjitet mbi Shqipërinë, Kosova rekord historik” – FIFA publikon renditjen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË