A rekomandohet të agjërojnë personat e prekur me diabet dhe me gjëndra tiroide, shpjegon mjeku internist

ina-online
ina-online

11/03/2024

Një prej 5 ritualeve të shenjta të fesë Islame është dhe agjërimi në muajin e Ramazanit. E, personat me sëmundje të ndryshme përkundrejt gjendjes së tyre shëndetësore dhe nga dëshira e madhe për të respektuar këtë ritual, mund të rrezikojnë shëndetin e tyre duke dashur të agjërojnë.

Por, çfarë thotë internisti dhe endokrinologu, Erduan Sefedini për personat e prekur me diabet dhe me gjëndra tiroide, a duhet të agjërojnë?

Sefedini tha se për pacientët me diabet tip 1 nuk i rekomandon të agjërojnë, pasi siç u shpreh ai agjërimi ua rrezikon shëndetin.

“Nuk duhet të agjërojnë, janë pacientë që marrin insulinë dhe është shumë vështirë që ta kontrollojnë veten dhe e rrezikojnë shëndetin” , tha ai.

Sefedini tha se edhe pacientët me diabet tip 2 nuk i rekomandon që të agjërojnë.

“Meqenëse numri më i madh i pacientëve janë me diabet tip 2, edhe këtu kisha thënë që ata që marrin 2 ose më shumë tableta për diabet, prapë kisha thënë që nuk duhet të agjërojnë. Është rrezik për pacientët që marrin tableta dhe e rrisin nivelin e insulinës në gjak”, shpjegoi ai.

Mirëpo, nëse këta persona vendosin që të agjërojnë, doktor Sefedini rekomandon që këta pacientë duhet të ndërrojnë mënyrën e përcjelljes së sheqerit në gjak.

“E di që pacientët e bëjnë matjen e sheqerit në gjak njëherë në ditë dhe atë në mëngjes. Por, në kohën e agjërimit një matje nuk është e mjaftueshme. Për t’i bind pacientët shpesh them që unë me agjëru që bëj 30 vjet gati me diabet, me një matje në ditë e kisha rreziku veten, përkundër njohurive që kam. Së paku them që tri matje t’i bëjnë gjatë ditës në gjak”, këshilloi Sefedini.

Po, për pacientët që kanë probleme me gjëndra tiroide, a rekomandohet agjërimi?

Sefedini shpjegon se këta pacientë mund të agjërojnë. “Pyetja është se këta pacientë kur mund ta marrin tabletën? Tableta merret 30 minuta para ushqimit…”, tha ndër të tjera doktor Sefedini.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Klinika-Shkup

Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë

Mushkonja Mickoja

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

barnatore

“Cilat ilaçe duhet të ruhen në temperature dhome, cilat në frigorifer, cilat janë njëpërdorimshe dhe pse?”

vaksina-korona

OBSH: Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit

cezme-uji

“A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë? Mësoni si të neutralizoni shijen dhe erën e klorit në ujë”

trupi njeriut organet

Këto janë 6 organet e trupit pa të cilat mund të jetojë njeriu

kripa kryp

Studimet e tregojnë: Marrja e lartë e kripës lidhet me kancerin e stomakut

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

INFO

NA NDIQ