MSH: Nuk ka barazim të çmimeve mes shtetasve të huaj dhe shtetasve të siguruar të RMV-së, por barazim të çmimeve për shërbime private shëndetësore

Picture of INA
INA

09/06/2023

Ministria e Shëndetësisë sot sqaroi se barazimi i çmimeve për mjekim të shtetasve të huaj në vend u referohet vetëm atyre çmimeve të cilat i paguajnë personat pa sigurim shëndetësor në vend.

“Lidhur me çmimoren për ofrim të shërbimeve shëndetësore për të huajt, Ministria e Shëndetësisë informon se drejt të gjitha klinikave dhe institucioneve universitare private është parashtruar shkresë për harmonizim të çmimoreve për shërbime private shëndetësore të të huajve me qytetarët e RMV-së të cilët nuk janë të siguruar dhe paguajnë privatisht. Potencojmë se aspak nuk bëhet fjalë për barazim të çmimeve mes shtetasve të huaj dhe shtetasve të RMV-së, por barazimi është me pacientët privat të cilët nuk janë të siguruar në shëdnetësi, përkatësisht të cilët nuk paguajnë sigurim shëdnetësor”, thuhet në kumtesëne sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që këtej, theksojnë nga MSH, për këto ndryshime nuk nevojiten kurfarë ndryshime në Ligj, sepse disa nga klinikat dhe institucionet tashmë patën çmimore të barazuara përkatësisht një çmimore për shërbime private shëndetësore.

“Me këtë ndryshim, shtetasve të huaj u jepet e drejta e zgjedhjes mes institucioneve private dhe publike, me atë që promovohet shëndetësia publike si një shërbim i kapshëm efikas shëndetësor në shtetin tonë, konkurrente në tregun e punës. Çmimi i njejtë. Shtetasit e RMV-së të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor do të paguajnë çmim të njejtë si të huajt, sepse bëhet fjalë për shërbim privat. kjo do të thotë se qytetarët të cilët paguajnë sigurim shëdnetësor në asnjë rast nuk do të jenë në çfarëdo lloj mënyre në gjendje nënshtruese t’ua paguajnë tatimin të huajve, shtetasit gjithsesi do të paguajnë participim, përkatësisht do të paguajnë më lirë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se kjo edhe më herët ka funksionuar në disa klinika shtetërore, ndërsa tani me këtë vazhdohet nisma edhe për në klinikat e tjera.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë pason pasi që u paraqitën informata se ministri i Shëndetësisë me vndim planifikon t’i barazojë çmimet për mjekim të shtetasve të huaj dhe të RMV-së.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË