Ndryshime për të udhëtuar në vendet e BE-së, nga 2025 paguani 7 euro për hyrje, sistemi i ETIAS

ina-online
ina-online

19/03/2024

Bashkimi Europian ka shpallur një kufi tjetër kohor për hyrjen në fuqi të sistemit të ashtuquajtur ETIAS, që të huajt para se të udhëtojnë në vendet e BE-së, duhet të paguajnë një taksë udhëtimi prej 7 eurove.

Mesi i vitit 2025, është publikuar si afati për fillimin e aplikimit të këtij rregulli i cili prek rreth 1.4 miliardë njerëz nga mbi 60 vende të përjashtuara nga viza.

Kjo skemë është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku udhëtarët para mbërritjes në tokën amerikane plotësojnë ESTA.

Ky është një sistem i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e botës jashtë BE-së, ndër ta edhe nga Shqipëria sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.

Çdo shtetas nga vendi ynë dhe shtete të tjera jashtë BE-së do të mund ta bëjë aplikimin online aplikim që do të jetë i vlefshëm për 3 vjet kundrejt pagesës së një shume prej 7 eurosh. Në këtë aplikim online ata që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen duhet që të vendosin para nisjes të dhënat e tyre biometrike dhe në pak minuta ju vjen përgjigja në adresën e tyre e-mail.

Kjo presupozon kontrolle shtesë të sigurisë përpara se të lejohen të hyjnë në BE.

Për të aplikuar për këtë autorizim kur ai të kërkohet para udhëtimit drejt BE-së, siç bëhet e ditur deri tani, ajo që duhet, do të jetë një dokument i vlefshëm udhëtimi në të cilin mund të vendoset një vizë. Dokumenti i udhëtimit nuk duhet të skadojë në më pak se tre muaj dhe nuk duhet të jetë më i vjetër se 10 vjet.

Afati i hyrjes në fuqi të këtij sistemi ETIAS është shtyrë disa herë që nga viti 2016 kur u propozua për herë të parë nga Komisioni europian.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-26-21-39-33-008_com.miui.gallery-edit

Rijad Shaqiri për INA: Do të nxjerrim Likovën nga Zona e krizës, do të investojmë tek të rinjtë duke qeverisur me duar të pastra e pa korrupsion

inbound2451101573008058791

​BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

micko

Mickoski: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për vota, por poulli është më i fortë se njerëzit e regjimit artanoid

malte

Dy punëtorë shqiptarë në Maltë bien nga kati i tretë, si pasojë shembet çatia

qeveria

Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

aeroporti-adem-jashari

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

INFO

NA NDIQ