OKB-ja paralajmëron për “katastrofë” prej mbetjeve elektronike

INA
INA

21/03/2024

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet e shkaktuara nga pajisjet elektronike po krijojnë një katastrofë mjedisore.

Sipas një raporti të përbashkët të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit të OKB-së dhe njësisë kërkimore UNITAR riciklimi nuk arrin t’i përballojë në shkallë të gjërë sasitë e mëdha të mbetjeve elektronike që krijohen, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe telefonat celularë, kompjuterët, televizorët dhe pajisjet e tjera që hedhin konsumatorët.

82 milionë tonë mbeturina elektronike deri në vitin 2030

Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u krijuan rreth 62 milionë tonë mbeturina elektronike, dhe që deri në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 82 milionë tonë.

OKB-ja thotë se prej mbetjeve elektronike të paricikluara shkaktohen 45,000 ton plastikë e dëmshmedhe çlirohen 58 tonë merkur që ndotin çdo vit mjedisin.

Në raportin e OKB-së thuhet se në vitin 2022 u mblodh dhe riciklua siç duhet vetëm 22% e masës së mbetjeve elektronike. Pjesa më e madhe e këtyre mbetjeve digjen, hidhen në depo plehërash ose riciklohen në mënyrë të papërshtatshme.Mesatarisht çdo banor i Tokës shkakton çdo vit rreth 7.8 kilogramë mbeturina elektronike.

Problem për vendet në zhvillim

Një pjesë e konsiderueshme e mbeturinave elektronike që shkaktohen nga vendet më të pasura dërgohen për riciklim apo depozitim në vendet në zhvillim .Në vendet në zhvillim, ku punëtorët shpesh nuk kanë pajisjet e duhura dhe janë të ekspozuar ndaj substancave të dëmshme, përpunohen rreth 18 milionë tonë mbeturina elektronike.

Në raport flitet edhe për sfidat që priten nga kalimi drejt burimeve më të pastra të energjisë për shkak të nevojës për të asgjësuar bateritë, pompat e ngrohjes dhe panelet diellore./dw

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

meta-logo-1

Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

meta-logo-1

Meta-s i bie vlera për 190 miliardë dollarë

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

INFO

NA NDIQ