Pacienti i parë i Elon Musk me çipin e trurit Neuralink, luan shah në internet

INA
INA

21/03/2024

Neuralink, kompania e Elon Musk ka treguar pacientin e parë duke lëvizur kursorin në një kompjuter me anë të një pajisje të implantuar në trurin e tij.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë nëntë minutësh në X , Noland Arbaugh përdor kursorin për të luajtur shah në internet. Ai u paralizua pas një aksidenti zhytjeje dhe mori implantin e çipit në janar. Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët për të ndihmuar në trajtimin e kushteve komplekse neurologjike.

Pajisja e Neuralink, e cila ka madhësinë e një monedhe, futet në kokë dhe mund të lexojë aktivitetin e neuronit dhe të dërgojnë një sinjal me valë në një njësi marrëse.

Kompanisë Neuralink iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në maj 2023. Neuralink është një nga kompanitë dhe departamentet universitare që përpiqen të përsosin dhe të komercializojnë këtë teknologji.Truri i njeriut përmban rreth 86 miliardë neuroneve, qeliza nervore të lidhura me njëra-tjetrën nga sinapset.Sa herë që duam të lëvizim, ndjejmë ose mendojmë, një impuls i vogël elektrik gjenerohet dhe dërgohet shpejt nga një neuron në tjetrin.

Shkencëtarët kanë zhvilluar pajisje që mund të zbulojnë disa nga këto sinjale. Teknologjia e njohur si ndërfaqja tru-kompjuter (BCI) është vendi ku shumë miliona dollarë financime kërkimore duket se po bëjnë një ëndërr realitet.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

meta-logo-1

Meta paditet për reklama të rreme investimesh në Japoni

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

meta-logo-1

Meta-s i bie vlera për 190 miliardë dollarë

google

Google investon 600 milionë euro për ruajtjen e të dhënave

tik tok

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

INFO

NA NDIQ