Para deputetëve Ligji për amnisti për të dënuarit e 27 prillit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/03/2023

Në seancën e sotme të Kuvendit të RMV-së në rend dite do të jetë projektligji për amnistinë e personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017, si dhe projektligji për amnisti, të dy me procedurë të shkurtuar.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar këtë projektligj. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Micevski, ky projekt-ligj është rezultat i iniciativës dhe angazhimit të përbashkët të avokatëve Janaki Mitreski dhe Dragan Peshevski dhe të gjithë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se është vetëm një vazhdimësi e Ligjit të mëparshëm për amnistinë i cili është miratuar në dhjetor të vitit 2018, por me një korrigjim të madh dhe thelbësor, që është tejkalimi i selektivitetit dhe drejtësisë selektive që ka rezultuar nga ligji i miratuar në vitin 2018”, theksoi Micevski.

Me këtë ligj, theksoi ai, do të mbulohen pa përjashtim të gjithë personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit.

Në rend dite do të jetë edhe për sigurime shëndetësore, si dhe projektligji për plotësimin e ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore, të dy në procedurë të shkurtuar, si dhe projekt-ligje të tjera.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

diploma student bursa

Drejtoresha e çerdhes, me certifikatë të falsifikuar të anglishtes

bekim qoku

Qoku: BDI të shkoj në opozitë, të pastrohet nga krimi

Afrim Gashi

Gashi: VLEN prinë me numrin e votave tek shqiptarët

permbarues izvrsitel

Qytetarët ende paguajnë shuma të larta në përmbarues, për borxh të vogël! Risteski: Për 60 denarë, njeriut i morën 18.900 denarë

Polici-a-2-750x430

20 vjeçari humb jetën në një aksident

duhan

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

lojrat kazino poker

Tetovë: I maskuar dhe me pushkë automatike ka hyrë në kazino dhe ka marrë mbi 5000 euro

mali-sharr

Gruaja nga Tetova thotë se është mashtruar gjatë blerjes së pronës në Kodër të Diellit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

INFO

NA NDIQ