Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Picture of INA
INA

07/05/2024

Ndihmës- sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien ka paralajmëruar një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilën do të koordinohen lidhur me Ballkanin Perëndimor.

O’Brien në një postim në platformën X shkruan se së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar planifikojmë të presin në fund të kësaj jave të dërguarin e BE-së, Lajçak.

“Zëvendës-ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçakun, kah fundi i javës për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, shkruan O’Brien.

Ndryshe, me O’Brien javë më parë është takuar edhe kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite në Gjermani.

O’Brien, kishte njoftuar se në takimin me Kurtin ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, kishte shkruar O’Brien, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet e fundit në lidhje me statusin e Zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Një zëdhënës i DASH-it tha për Telegrafin se se Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, por është bërë ndryshimi i pozicionit.Sipas DASH-it, Escobar është pjesë e një rotacioni të rregullt dhe të planifikuar të Shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Ato që kanë qarkulluar janë thjeshtë pretendime të rrejshme – zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar. Ai do të marrë një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, e cila është pjesë e një lëvizjeje të planifikuar që prej kohësh”, tha zëdhënësi. /Telegrafi

TË FUNDIT
2 ditë
Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit
3 ditë
A po i destabilizojnë vendet ,vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve?
3 ditë
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore
3 ditë
Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?
4 ditë
VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Benjamin Netanyahu

Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

fico atentat

A po i destabilizojnë vendet ,vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve?

fico atentat

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

fico atentat

Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?

fico atentat

VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë

Screenshot_35-780x470

Zbulohet identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, shkrimtar i njohur në Sllovaki

fico atentat

VIDEO/Plagoset kryeministri i Sllovakisë Robert Fico

antoni blinken

Blinken nga Kievi: Atë që e ka shkatërruar Putini, Rusia duhet ta paguajë

Biden

Presidenti Biden shumëfishon tarifat amerikane për mikropocesorët dhe makinat elektrike kineze

INFO

NA NDIQ