Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi Qeverinë e Kovaçevskit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Janar, 2022

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut zgjodhi me 62 vota Qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Pas debatit dyditësh, 62 deputetë votuan pro, 46 kundër, nuk kishte abstenim, ndërsa në sallë ishin 108 deputetë, 62 nga qeveria dhe 46 nga opozita, përcjell INA.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas votimit i ka bërë thirrje kryeministrit Kovacevski dhe anëtarëve të kabinetit të tij që të lexojnë deklaratat solemne.

Pas dhënies dhe nënshkrimit të deklaratës solemne, Xhaferi ka uruar kryeministrin dhe ministrat për zgjedhjen e tyre dhe më pas ka konstatuar se Qeverisë së kaluar i ka përfunduar mandati.

Në Qeverinë që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, këto janë ministrat e kabinetit qeveritar:

Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes

Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme

Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë

Artan Grubi – ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes komuniteteve – zëvendëskryeministër i parë

Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme

Fatmir Besimi – ministër i Financave

Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave

Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë

Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës

Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës

Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë

Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje

Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor

Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane

Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit

Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike

Xhemail Çupi – ministër pa resor përgjegjës për diasporën.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani

Vjosa Osmani për Reuters flet për raportet e Kurtit me SHBA, godet Vuçiqin (VIDEO)

Escobar Lajcak

Escobar zbulon kërkesat për Kosovën e Serbinë

dua-1

Dua Lipa flet për fëmijërinë: Isha krenare, por doja të kisha një emër anglez

mesi messi mls inter miami

Zyrtare/Ky është klubi i ri i Messit

vjosa osmani ismail kadare

Kadare: Ky është triumfi shekullor i kombit tonë

Arben Taravari

Taravari paralajmëron dorëheqje të tij ose Azir Aliut nëse vërtetohet “punësimi i dhëndrit”

kurti svecla veri

Kurti në Mitrovicë, viziton policët: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me operacionet e tyre

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mickoski mund të luajë me të ardhmen e tij, por jo me të ardhmen e Maqedonisë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Ndryshimet eventuale në Qeveri, ky është qëndrimi i ASH-së

INFO

NA NDIQ